Edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar procesi për aplikimin për konvertim të patentë shoferëve, nga ata ilegalë serbë, në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për tëvë1.info se vetëm sot janë dorëzuar 121 kërkesa të tilla.
Që nga fillimi i këtij afati, më 9 maj, në të gjithë vendin janë parashtruar 2294 kërkesa për konvertim nga ana e qytetarëve serbë.
Tash e dy muaj, më së shumti kërkesa për konvertim ka pasur në Mitrovicë të Veriut – 621.
Më pas në Leposaviq, 598 kërkesa, si dhe në Zveçan – 394 kërkesa.
Numri më i vogël i kërkesave është parashtruar në komunën e Zubin Potokut 328.
Të gjithë qytetarët serbë të Republikës së Kosovës kanë kohë deri më 9 gusht të konvertojnë patentë shoferët ilegalë, në ata RKS./teve1.info/