TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kontrata që solli dëme milionëshe për komunat

Kontrata kolektive po u shkakton dëme milionëshe komunave të Kosovës. Për këtë ministri Hekuran Murati kritikoi Prokurorinë për mosnisjen e hetimeve. E nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, fajtor për këtë e lënë Qeverinë.

nga Doresa Geci
4 Mars, 2025
3 0
A A

Shtesat të cilat parashiheshin që mësimdhënësit të merrnin përmes kontratës kolektive, i shkaktuan dëme miliona euro komunës së Drenasit.

Mbi 3 milionë euro u detyrua që kjo komunë t’u japë mësimdhënësve, të cilët kishin deponuar padi në organet e drejtësisë.

E kjo pamundësoi përfundimin e disa projekteve kapitale në këtë komunë.

“Në komunën e Drenasit vetëm në vitin e kaluar kemi paguar rreth 3.6 milionë euro, ka ndikuar jashtëzakonisht keq edhe në projektet kapitale duke dëmtuar dhe duke lënë në gjysmë ose pa filluar ende”, thotë Muhamet Gjoka – drejtor i Arsimit në Drenas.

Por jo vetëm në Drenas, kontrata kolektive deri në vitin e kaluar ua mori komunave të Kosovës mbi 125 milionë euro.

Kurse për dy muajt e këtij viti, shuma shkon mbi 35 milionë euro.

“Vetëm në këto dy muajt e parë të këtij viti komunat iu janë dërguar faktuarat mbi 35 milionë euro, për zbatimin e kontratës kolektive, ku nga këto 35 milionë euro 10 milionë euro do t’i shkojnë përmbaruesve dhe neve gjatë takimeve që kemi pas me nivelin qendror i kemi paraqitur këto shifra në detaje mirëpo qeveria nuk ka marrë asnjë hap sa i përket zgjidhjes së këtij problemi”, thotë Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

E për këtë, të martën ka reaguar ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili kritikoi Prokurorinë për mos nisjen e hetimeve.

Por nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit barrën për këtë ia hedhin Qeverisë Kurti.

“Duke e pasur parasysh deklaratën e ministrit i cili ka thënë që po bëhen dëme dhe prokuroria duhet të bëjë hetime atë që ka bërë këto shkelje, fillimisht në qeveritë e kaluar disa prej pikave të kontratës kolektive kanë qenë në zërat buxhetorë dhe komuna kanë filluar të paguajnë mirëpo në qeverinë e fundit me ministrin Murati janë hequr kjo linjë buxhetore komunave dhe barra iu ka kaluar Gjykatave deri të përmbarimit. Nëse do të duhej të fillonte hetimi, do të duhej që nga qeveria, ministri i Financave të shihet pse janë bërë këto shpenzime pa pasur nevojë”, thotë Blendor Shatri- zyrtar ligjior në SBASHK.

Kontrata kolektive parasheh disa përfitime financiare për punonjësit e arsimit – nga pagesa për shujtat ushqimore apo për shpenzimet e udhëtimit deri te paga shtesë pas pensionimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zjarr i madh në Golesh

Rreziku nga zjarret – ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve dhe ndezja e zjarreve në ambientet e hapur

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Mos mbajtja e seancës brenda 48 orëve, a është shkelur rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës?

Mos mbajtja e seancës brenda 48 orëve, a është shkelur rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës?

Zjarr i madh në Golesh

Rreziku nga zjarret – ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve dhe ndezja e zjarreve në ambientet e hapur

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

Lojtari i preferuar i Laportas mund të transferohet tek Barcelona për 70 milionë euro

Lojtari i preferuar i Laportas mund të transferohet tek Barcelona për 70 milionë euro

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat

Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat

Phone 3 është flagshipi i parë i vërtetë i Nothing

Phone 3 është flagshipi i parë i vërtetë i Nothing

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X