TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kontrabandimi i barnave përmes aeroportit, pesë të arrestuar – në mesin e tyre edhe dy zyrtarë doganorë

by TËVË 1
1 vit ago
4
A A
Kontrabandimi i barnave përmes aeroportit, pesë të arrestuar – në mesin e tyre edhe dy zyrtarë doganorë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale.

Sipas njoftimit të këtij institucioni, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor në Fushë Kosovë, sot pasdite kanë ndaluar tre të dyshuar që me vetura bartnin një sasi të madhe të barnave. Për rastin janë njoftuar hetuesit e Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NjRHKEK) – Prishtinë.

“Dyshohet se këto barna ishin futur përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës pa kaluar nëpër procedurat e parapara për raste të tilla. Për rastin janë njoftuar Inspektorët farmaceutik, të cilët kanë bërë edhe evidentimin me procesverbal të barnave, sasisë dhe llojeve të tyre. Sipas inspektorëve vlera e kësaj sasie të banave është rreth 150 mijë euro. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar (dy shtetas turq dhe një kosovar). Ndaj tyre është iniciuar rasti karshi veprave penale: ‘Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’ dhe ‘Kontrabanda me mallra’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit, tre të dyshuarit me aktvendim nga prokurori janë dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në vazhdën e trajtimit të këtij rasti, hetuesit e NjRHKEK-së, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, kanë intervistuar dy zyrtarë doganorë, të angazhuar me detyrë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

“Rasti është trajtuar në koordinim me prokurorin e rastit, i cili me aktvendim mbi ndalimin e personit ka urdhëruar që njëri nga të dyshuarit të dërgohet në mbajtje dhe ndaj tjetrit rasti vazhdohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

MMPH ua ndërpreu kontratat e punës 9 zyrtarëve nga komuniteti serb për mungesë të vazhdueshme në punë

MMPH ua ndërpreu kontratat e punës 9 zyrtarëve nga komuniteti serb për mungesë të vazhdueshme në punë

Motra e njërit prej “23 intelektualëve”: Besojmë se vëllai im mund të jetë në vendin ku po gërmohet

Motra e njërit prej “23 intelektualëve”: Besojmë se vëllai im mund të jetë në vendin ku po gërmohet

Fejza: Lajm i mirë, tani që LDK po flet çfarë dëshiron

Fejza: Lajm i mirë, tani që LDK po flet çfarë dëshiron

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

MMPH ua ndërpreu kontratat e punës 9 zyrtarëve nga komuniteti serb për mungesë të vazhdueshme në punë

MMPH ua ndërpreu kontratat e punës 9 zyrtarëve nga komuniteti serb për mungesë të vazhdueshme në punë

Izraeli njofton se ka filluar sulmet në jug të Libanit

Izraeli njofton se ka filluar sulmet në jug të Libanit

Motra e njërit prej “23 intelektualëve”: Besojmë se vëllai im mund të jetë në vendin ku po gërmohet

Motra e njërit prej “23 intelektualëve”: Besojmë se vëllai im mund të jetë në vendin ku po gërmohet

Teherani njofton se ka arritur një marrëveshje me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Teherani njofton se ka arritur një marrëveshje me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Bora angazhon fundor amerikan

Bora angazhon fundor amerikan

Spalletti mbetet trajner i Juventusit deri më 2028

Spalletti flet për Edon Zhegrovën

Zhegrova i lumtur me golin, shpallet më i miri

Zhegrova i lumtur me golin, shpallet më i miri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën