TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Konsumi po arrin në nivele rekord”, KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike

nga Tëvë1
3 muaj më parë
3
A A
KEK-u njofton se është ndalur njësia B2, shkak një defekt

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike në Kosovë (KESCO) ka paralajmëruar për një situatë sfiduese në sektorin energjetik, teksa kërkesa për konsum po arrin nivele rekord pothuajse çdo ditë.

Sipas kompanisë, konsumi është rritur me rreth 43% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në një njoftim për media, KESCO ka bërë të ditur se aktualisht konsumi po kalon shifrën prej 700 megavatësh (MW), ndërkohë që prodhimi vendor mbetet shumë më i ulët. Termocentralet me qymyr po sigurojnë rreth 315 MW, ndërsa burimet e energjisë së ripërtëritshme (BRRE) rreth 130 MW.

Për të mbuluar këtë hendek të madh mes konsumit dhe prodhimit Kosova, sipas KESCO-s është e detyruar të importojë energji elektrike nga tregjet ndërkombëtare – në një kohë kur çmimet janë të larta dhe të paqëndrueshme.

“Kjo situatë po krijon sfida shtesë për sistemin energjetik të vendit dhe po ndikon në rritjen e kostove të operimit dhe menaxhimit”, thuhet në deklaratën e KESCO.

Për këtë arsye, kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë vetëdije dhe kujdes në përdorimin e energjisë elektrike, sidomos gjatë orëve të pikut.

“Çdo kilovat i kursyer ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të sistemit dhe në përballimin më të lehtë të kësaj periudhe sfiduese”, thuhet në njoftim.

KESCO rekomandon që përdorimi i pajisjeve me konsum të lartë energjie të kufizohet dhe të bëhet vetëm kur është i domosdoshëm.

“Sistemi ynë energjetik po përballet me sfida serioze, ndaj kërkohet bashkëpunim i të gjithëve për të tejkaluar këtë situatë”, thuhet në thirrjen e kompanisë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

LIVE: PËRPJEKJA E 46-të PËR KONSTITUIMIN E KUVENDIT – 13.07.2025

LIVE: PËRPJEKJA E 46-të PËR KONSTITUIMIN E KUVENDIT – 13.07.2025

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga në monedha metalike, arrestohet një person

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga në monedha metalike, arrestohet një person

APK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë

APK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

LIVE: PËRPJEKJA E 46-të PËR KONSTITUIMIN E KUVENDIT – 13.07.2025

LIVE: PËRPJEKJA E 46-të PËR KONSTITUIMIN E KUVENDIT – 13.07.2025

Prishtina e Re nis përgatitjet në Bullgari

Prishtina e Re nis përgatitjet në Bullgari

Xhaka në formacionin e vitit në Bundesligë

Xhaka po monitorohet edhe nga Interi

Dy gjigantët evropianë po monitorojnë situatën e Ibrahima Konates

Konate kërkon kalimin te Real Madridi

Chelsea – PSG, finalja e Botërorit

Chelsea – PSG, finalja e Botërorit

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga në monedha metalike, arrestohet një person

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga në monedha metalike, arrestohet një person

Arrestohet një person në Matiqan, i gjenden armë dhe marihuanë në shtëpi

Arrestohen katër persona në Ferizaj pasi dyshohet se u rrahën mes vete

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X