TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Konstituohet Bordi i Korporatës për ruajtjen e energjisë, synohet zvogëlimi i importit

by Tëvë1
59 minuta ago
0
A A
​Konstituohet Bordi i Korporatës për ruajtjen e energjisë, synohet zvogëlimi i importit

Kosova do të ketë një ndërmarrje të re publike për ruajtjen e energjisë elektrike, e cila do të mundësojë grumbullimin e tepricave të energjisë dhe shfrytëzimin e tyre në periudhat kur kërkesa është më e lartë. Korporata për Ruajtjen e Energjisë (KRE Sh.A.) do të ketë në pronësi dhe do të operojë sistemin e baterive në Istog, me fuqi prej 125 megavatësh.

Ministria e Ekonomisë ka mbajtur takimin e parë konstituiv të Bordit të Korporatës për Ruajtjen e Energjisë të mërkurën, ku morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira në realizimin e projektit.

Kryeministri Albin Kurti tha se themelimi i kësaj korporate i shton sistemit energjetik të Kosovës një kapacitet që deri më tani i ka munguar, duke theksuar se investimi do të ndikojë edhe në zvogëlimin e nevojës për import të energjisë elektrike.

“Në këtë ndërmarrje të re publike, po i shtojmë sistemit tonë energjetik një aftësi e cila i ka munguar.. KRE është 100 përqind në pronësi të Kosovës, është pasuri e përbashkët e qytetarëve tanë. Pasurinë publike e mbrojmë duke e mirë menaxhuar dhe duke e shtuar, ndërmarrjet tona publike duhet të jenë të suksesshme, të krijojnë vlera ekonomike dhe këtë vlerë ta vënë në shërbim të mirëqenies së qytetarëve. Programi kompakt ka vlerën prej 236.7 milionë dollarë, me ç’rast 202 milion dollarë janë në grand nga SHBA dhe 34.7 milion janë kontribut nga Qeveria e Republikës. KRE do të ketë pronësi dhe do të operojë bateritë në Istog, me fuqi prej 125 megavat. Bashkë me sistemin prej 90 megavatorësh të KOSTT-it në Ferizaj, vendi ynë do të ketë 340 megavat orë kapacitet të ri në ruajtjen e energjisë. Kështu zvogëlojmë nevojën për importe”, tha Kurti.

Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bëri të ditur se dy kompani amerikane kanë dorëzuar oferta për projektimin dhe ndërtimin e sistemit të baterive. Sipas saj, punimet planifikohet të nisin vitin e ardhshëm dhe të përfundojnë në vitin 2028.

Ajo theksoi se, përveç investimit në infrastrukturë, projekti synon të krijojë edhe kapacitete profesionale për menaxhimin e teknologjisë së ruajtjes së energjisë.

“Kur kemi nisur punën për programin kompakt kemi synuar që ky investim t’i shërbej Kosovës për shumë më gjatë sesa vet programi. Bashkë me bateritë, vendi duhej të fitonte edhe dijen e aftësinë për t’i menaxhuar ato, e për t’i zhvilluar ndërmarrja e tregu i energjisë edhe më tej. Projektin e baterive e kemi përgatitur së bashku me MCC, qeverinë amerikane.. Mungesa e fleksibilitetit është një sfidë për Kosovën, prandaj kompania për ruajtjen e energjisë KRE do të ndihmoj që të optimizojmë shfrytëzimin e energjisë elektrike, ashtu duke ruajtur tepricat e energjisë kur kemi, për kur kemi më së shumti nevojë. Dy kompani amerikane kanë paraqitur oferta për projektimin dhe ndërtimin e sistemit të baterive, gjë që planifikohet të filloj vitin e ardhshëm dhe të përfundojë në 2028”, tha Rizvanolli.

Drejtori i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Rinor Gjonbalaj, tha se konstituimi i bordit shënon fillimin e një faze të re, gjatë së cilës fokusi duhet të jetë ndërtimi i një ndërmarrjeje publike profesionale dhe financiarisht të qëndrueshme.

“Sot është një arritje e rëndësishme, por është edhe fillimi i një faze të re. Kemi themeluar dhe tash duhet të fokusohemi në ndërtimin e një ndërmarrjeje publike të fortë, profesionale dhe financiarisht të qëndrueshme, që mund t’i menaxhojë me sukses investimet. Këtu hyn bordi. Vendimet që merrni, standardet që vendosni dhe udhëheqja që ofroni do ta formësojnë të ardhmen e Kosovës”, tha ai.

Ndërsa drejtoresha ekzekutive e MCA Kosova, Florina Duli-Sefaj, theksoi se bordi i ri do të ketë përgjegjësinë e ndërtimit të strukturave dhe kapaciteteve të nevojshme për funksionimin e korporatës.

“Këtu qëndron rëndësia e KRE, e cila do të operojë sistemin multifunksional të sistemit të energjisë. Kjo arritje është rezultat i partneritetit të ngushtë mes Qeverisë së Kosovës dhe MCA-së. Me konstituimin e bordit, fillon një fazë e re, po merrni përsipër përgjegjësinë për të ndërtuar që nga themelet e saj, që të jetë funksional, profesional e modern. Përtej kompaktit bateritë nuk janë vetëm investime kryesore, investimi që ne shpresojmë është kapaciteti profesional të cilat do të ndërtohen për mënyrën që të shfrytëzojmë këto bateri në mënyrë maksimale”, tha ajo.

Projekti për ruajtjen e energjisë është pjesë e Programit Kompakt, me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, nga të cilat 202 milionë dollarë janë grant nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 34.7 milionë dollarë kontribut i Qeverisë së Kosovës.

Tags: EnergjiaKosovaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sinani: Rezoluta amerikane ka ndërkombëtarizuar çështjen e shqiptarëve të Luginës

Sinani: Mbështetja financiare e Kosovës për Këshillin Kombëtar Shqiptar rikthehet për shqyrtim për herë të tretë

Dyshohet për ryshfet e keqpërdorim pozite – Të dyshuarit i ndalohet t’i afrohet Komunës së Prishtinës dhe Kadastrit

Dyshohet për ryshfet e keqpërdorim pozite – Të dyshuarit i ndalohet t’i afrohet Komunës së Prishtinës dhe Kadastrit

​Një muaj paraburgim për Gani Gecin, reagon avokati Berisha

​Një muaj paraburgim për Gani Gecin, reagon avokati Berisha

Rama pas deklaratës së Kuvendit për aktgjykimin e Speciales: Mbi partitë është shteti

Rama paralajmëron padi ndaj deputetit të VV-së, Egzon Azemi

Kërkesat e studentëve në Tiranë: Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

Gjashtë të vdekur nga rrëzimi e një avioni në shtetin amerikan të Wisconsin

Gjashtë të vdekur nga rrëzimi e një avioni në shtetin amerikan të Wisconsin

​Blerim Isufaj ankohet në Supreme për shkarkim nga detyra e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

​Blerim Isufaj ankohet në Supreme për shkarkim nga detyra e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën