TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konjufca: Zgjedhjet për Parlamentin Europian janë më të rëndësishëme se kurrë

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Konjufca: Janë zvogëluar shanset për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se zgjedhjet për Parlamentin Europian janë më të rëndësishëm se kurrë.

Konjufca ka thënë se zgjedhjet për Parlamentin Europian janë zgjedhje historike, që sipas tij mund të determinojnë të ardhmen e BE-së.

“Në këto zgjedhje nuk do të zgjedhen vetëm përfaqësuesit e qytetarëve të shteteve anëtare në Parlament, por do të dëshmohet edhe vendosmëria e Europës në mbrojtjen e vlerave të saj fundamemtale të cilat sot po i kërcënohen drejtpërdrejtë nga pushtimi rus në Ukrainë. Prandaj, këto zgjedhje janë zgjedhje historike dhe do të mund të determinojnë të ardhmen e BE-së mbase edhe në dekadat në vijim. Një Bashkim Evropian unik në mbrojtjen e vlerave të lirisë, barazisë, demokracisë dhe dinjitetit të popujve dhe shteteve do të jetë arma më e fortë kundër Rusisë pushtuese dhe ideologjive fashiste”, ka thënë Konjufca.

Derisa, kryeparlamentari shtoi se këto zgjedhje nuk do të jenë pa ndikim, ngase sipas tij, Kosova do të gjen rrugë të sigurt drejt paqes, drejt BE-së.

“Këto zgjedhje nuk do të jenë pa ndikim edhe mbi rajonin tonë i cili të vetmen rrugë të sigurtë drejt paqes dhe prosperitetit e ka rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Shumë procese në Ballkanin Perëndimor do të varen nga qasja, qartësia dhe gatishmërisë e BE-së për t’i përkrahur vlerat e saj të lirisë e demokracisë në rajonin tonë. Një qasje e barabartë dhe e drejtë ndaj të gjithëve do të jetë esenciale në europianizimin përfundimtar të shteteve tona”, shtoi ai.

Ndryshe, Konjufca u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë të drejtë vote, të dalin të votojnë dhe t`i mbështesin kandidatët shqiptarë.

“Prandaj, duke qenë të kësaj rëndësie, zgjedhjet europiane nuk do të jenë të rëndësishme vetëm për shtetet anëtare, por për të gjithë ne. Shumë shqiptarë që janë shtetas e me të drejtë vote në vendet e BE-së duhet të dalin e të votojnë në këto zgjedhje për partitë proeuropiane, por në veçanti t’i mbështesin kandidatët shqiptarë që sot garojnë nën siglen e shumë partive europiane. Kandidatë si Muharrem Salihu, Adnan Dibrani e shumë shqiptarë të tjerë duhet ta kenë mbështetjen e mërgatës sonë, si përfaqësues të ardhshëm jo vetëm të interesave të diasporës sonë, por edhe të kombit dhe shteteve tona. Duke i votuar këta kandidatë, ne do t’i çojmë në Parlamentin Europian përfaqësues që do t’i mbrojnë vetë parimet dhe interesat e Europës, sepse proeuropianizmi i shqiptarëve është në natyrën tonë kombëtare!”, ka shkruar Konjufca në Facebook./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: BE u tregua e matur për urën e Ibrit, Kurti bëri mirë që nuk i dha pompozitet

Maloku: BE u tregua e matur për urën e Ibrit, Kurti bëri mirë që nuk i dha pompozitet

Sekuestrimi i armëve në veri, Çollaku: Informacione valide dhanë edhe qytetarë serbë

Sekuestrimi i armëve në veri, Çollaku: Informacione valide dhanë edhe qytetarë serbë

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së

“InfoNata” 20.08.2026

“InfoNata” 20.08.2026

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

Drita barazon me Inter D’Escaldes në ndeshjen e parë të “play-off”-it

Drita barazon me Inter D’Escaldes në ndeshjen e parë të “play-off”-it

Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së

Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën