TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konjufca: Vuçiq ka lidhje të forta me grupin terrorist në veri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Konjufca për Asociacionin: Të kthehen serbët në institucione, pastaj kalojmë në hapa tjerë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se sulmi i 24 shtatorit në veri të vendit ishte terrorist dhe akt agresioni.

Në një intervistë për Radio Kosovën ai deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka qenë në dijeni për këtë sulm dhe se është tallje nëse mohohet kjo. Ndërsa sa i përket vazhdimit të dialogut, ai tha se formati i tij duhet të ndryshojë pas ngjarjeve të fundit.

“Ata i kanë shfrytëzuar pronat të cilat janë zyrtare të Ushtrisë së Serbisë. Është tallje mendoj, është tallje, me të gjitha këto informata dhe me karakterin shtetëror, edhe me informatat që i kanë edhe shërbimet e jashtme, që të thuhet se presidenti dhe figurat e larta të shtetit serb nuk e kanë ditë, përkundrazi qëndrojnë dhe janë të lidhur shumë ngushtë me këtë sulm”, tha ai.

Ngjarja e 24 shtatorit e ka kthyer prapa të gjithë procesin, deklaroi Kunjufca, duke theksuar se tashmë formati i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të ndryshojë.

“Goditja që ia ka dhënë 24 shtatori, ne jemi pothuajse të bindur që nuk mund të vazhdojë në atë regjistër që ka qenë. Duhet të ndryshojë në kuptimin e këtij projekti që e prezantoi emisari Lajçak, le të themi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Kosova e paska në formë të një obligimi, i cili në kohë duhet të sekuencohet si projekt i parë. Është vështirë të bëjmë një hap në këtë drejtim, duke e pasur përballë një shtet prej të cilit hyjnë grupe terroriste të armatosura rëndë dhe për ta aneksuar pjesën e veriut të Kosovës. Ky ka qenë qëllimi”, deklaroi Konjufca.

Ndër të tjera, Konjufca foli edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për çka tha se këtë herë nuk do të bëjnë të njëjtin gabim, dhe se përvoja e keqe nga e kaluara, sipas tij e bëjnë që kryeministri Kurti të mbajë pozicione me të forta sa i përket Asociacionit. Konjufca tha se kësaj radhe Serbia duhet të pajtohet që Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës foli edhe për Listën Serbe, pasi nënkryetari i saj, Milan Radoiçiq u vet-deklarua se ishte lideri i grupit terrorist dhe financues i këtij grupi, i cili vrau një polic të Kosovës dhe plagosi dy të tjerë.

“Lista Serbe duhet ta ketë vetëm një hall, se a do të regjistrohen prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve apo jo, sepse nënkryetari i partisë i takon një grupi terrorist”, deklaroi ai.
Serbët, sipas Konjufcës, duhet të formojnë një parti e cila nuk ka lidhje me terroristët.

Kryeparlamentari Konjufca tha se kësaj radhe Serbia duhet të pajtohet që Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sali Berisha: Nesër kthehen kryelart, heronjtë e Kosovës

Sali Berisha: Nesër kthehen kryelart, heronjtë e Kosovës

​Familja e ish-presidentit Thaçi në Hagë para vendimit

​Familja e ish-presidentit Thaçi në Hagë para vendimit

Foto nga Haga: Qindra shqiptarë me flamuj e simbole të UÇK-së presin verdiktin për ish-krerët e UÇK-së

Foto nga Haga: Qindra shqiptarë me flamuj e simbole të UÇK-së presin verdiktin për ish-krerët e UÇK-së

Kryeministri Kurti pret përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës

Deda apelon për qetësi para verdiktit në Hagë: S’ka nevojë për destabilizim në Kosovë

Deda apelon për qetësi para verdiktit në Hagë: S’ka nevojë për destabilizim në Kosovë

AUV tërheq nga tregu produktin “SELECT MILK GR” të Serbisë

AUV tërheq nga tregu produktin “SELECT MILK GR” të Serbisë

Tërheqja e Bekim Sejdiut – Vetëvendosje paralajmëron bisedime të reja me partitë politike për Presidentin

Tërheqja e Bekim Sejdiut – Vetëvendosje paralajmëron bisedime të reja me partitë politike për Presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën