Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje Serbisë ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Ai këtë e ka bërë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Konjufca ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut
“Kosova mbetet e gatshme të normalizojë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe fqinjësore, megjithatë pengesë ndaj paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve mbetet Serbia që as nuk është e interesuar t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën e as të hyjë në BE. I bëjmë thirrje Serbisë të ballafaqohet me realitetin e vet dhe ta njohë Kosovën si shtet të pavarur e sovran dhe të mos mbajë peng të gjithë rajonin të një hegjemonie”, ka thënë Konjufca.
Konjufca ka thënë se raporti i UNMIK-ut nuk paraqet situatën reale në teren.
Ai tha se Kosova ka krijuar institucione të besueshme dhe demokratike.
Poashtu ka thënë se Serbia ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e brendshme në Kosovë, duke thënë se një gjë e tillë është penguar








