Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se është pro themelimit të çdo Komisioni Hetimor Parlamentar, derisa për këtë çështje ka thënë se nuk duhet të ketë asnjë pengesë, raporton teve1.info
Pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë, Konjufca është shprehur debatet e tilla duhet të bëhen nëpër komisione.
“Unë si kryetar i Kuvendit jam që të mos bëhet pengimi i themelimit të komisioneve hetimore, cilat do qofshin ato, betejat duhet të bëhen brenda komisioneve pasi që të themelohen ato dhe të mos vendosen kushtëzime, pamundësim teknik të themelimit të komisioneve”, ka deklaruar Konjufca.