TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Konjufca: BE-ja tentoi t’ia marrë kompetencat Kosovës për statutin

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Konjufca: BE-ja tentoi t’ia marrë kompetencat Kosovës për statutin

Në një intervistë të mërkurën, kryeministri Kurti ka thënë se Lajçaku mund ta çojë draftin në Komisionin e Venecias, të cilin e ka konsideruar si “non-paper”.

Konjufca mbështeti idenë e kryeministrit Albin Kurti që emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Komisionin e Venecias.

Kryeparlamentari u shpreh se Bashkimi Evropian po dëshiron me zor që t’ia marrë kompetencat Kosovës për hartimin e draftit për Asociacionin.

“Është një ide, pra dërgimi i draftit të Lajçakut në Komisionin e Venecias që edhe unë si kryetar e mbështesë. Drafti ka një parregullsi sepse nuk është kompetencë e BE-së. Nëse nuk e modifikon këtë qëndrim, atëherë kjo tregon se BE-ja po do me zor me ja marrë kompetencat Kosovës për hartimin e tij”, tha Konjufca.

Konjufca tha se asnjëherë nuk i është dhënë Kosovës afat për hartimin e draft statutit të Asociacionit.

“Për këtë arsye unë po them që nuk është fer ndaj Kosovës. Kjo është si një lloj grabitje, do ta kisha quajtur, e një kompetence shtetërore të Republikës së Kosovës. Këtë kompetencë me çdo kusht Kosova duhet ta ruajë, Kosova nuk bën të lëshojë pe se ajo duhet ta propozojë draftin”, tha tutje Konjufca.

Por, ndryshe mendon shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. Ai tha se Kosova tashmë ka humbur mundësinë për të hartuar vetë draftin e Asociacionit.

“Sipas deklarimeve të kryeministrit po, ju e keni pa intervistën e kryeministrit ku deklarohet se Kosova më nuk e ka mundësi të shkruaj draftstatutin ndërkohë e ka pas. Kryeministri i Kosovës është parter i pabesueshëm për ndërkombëtarët dhe ky është një dëm ekstra për Kosovën”, tha Gashi.

Konjufca ka folur edhe për raportet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Ai tha se nuk ka luftë politike midis qeverisë dhe presidentes.

“Ajo çfarë është e rëndësishme që mos të përsëritet ajo çfarë ndodhi para 5-6 viteve, kur kryeministri doli kundër ndryshimit territorial, ishin personalitete tjera që ishin pro ndryshimit territorial, dhe ndërkombëtarët çuditeshin se si institucionet qendrore marrin orientime të ndryshme sa i përket interesave vitale të shtetit tonë. Unë nuk shoh asgjë të ngjashme tash me të kaluarën”, tha ai.

Konjufca ka thënë se Kusari- Lila nuk dyshohet për tradhti kombëtare kur është pyetur për bisedën e saj me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

“Nuk kam asnjë dyshim në orientimin dhe qëndrueshmërinë kombëtare të zonjës Kusari- Lila. Pra nuk kam asnjë dyshim për tradhti kombëtare apo çfarë do natyre. Mund ta quani gabim a po pakujdesi e saj, mirëpo sa i përket kësaj se çfarë më tregon mu që është vazhdimësi i tjerrjes së një rasti që është publiku para 7-8 muajve, vetëm tash po publikohen sekuenca që po i konvenon dikujt”, tha kryetari i Kuvendit.

Këto deklarata u bënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e cila dështoi të enjten, pasi që nuk pati kuorum për t’u mbajtur mbledhja.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rritet numri i fluturimeve dhe udhëtarëve me aeroplan në Kosovë

Rritet numri i fluturimeve dhe udhëtarëve me aeroplan në Kosovë

A do të ketë balotazh në Vushtrri? – PDK dhe VV në garë me njëra-tjetrën

KQZ merr vendim të rinumërohen 914 vendvotime nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

Për shkak vlerave të manganit në Badoc, qytetarët furnizohen me ujë përmes autobotëve

Rritet turbullira në ujin e “Badocit”, IKShPK kërkon të mos përdoret për pije

“Termokosi” lajmëron fillimin e furnizimit të jashtëzakonshëm me ngrohje

Furnizim i kufizuar me ngrohje në disa lagje të Prishtinës – shkak Kosova B

Arbër Prekazi largohet nga Feronikeli, e kërkon me ngulm ekipi i Superligës

Kryeministri i Grenlandës: Zgjedhim Danimarkën dhe refuzojmë t’i bashkohemi SHBA-së

Kryeministri i Grenlandës: Zgjedhim Danimarkën dhe refuzojmë t’i bashkohemi SHBA-së

“Termokosi” lajmëron fillimin e furnizimit të jashtëzakonshëm me ngrohje

Furnizim i kufizuar me ngrohje në disa lagje të Prishtinës – shkak Kosova B

Cecelia emërohet trajner i të rinjve të Vorës, në Shqipëri

Cecelia emërohet trajner i të rinjve të Vorës, në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën