TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kongresisti Keating: Të ndalet dhuna Kosovë-Serbi, Beogradi të shkëputet nga Moska

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kongresisti Keating: Të ndalet dhuna Kosovë-Serbi, Beogradi të shkëputet nga Moska

Kongresisti demokrat, Bill Keating ka kërkuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe, ai ka thënë se para së gjithash, dhuna në veri të Kosovës duhet të ndalet, dhe se për këtë çështje të dy palët kanë kontroll.

”Para së gjithash, dhuna duhet të ndalet dhe kjo është diçka mbi të cilën të dyja palët kanë kontroll. Është një parakusht për të ecur përpara në të gjitha frontet e tjera”, ka deklaruar kongresisti amerikan.

Duke komentuar çështjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, më saktësisht mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se shqetësimin e qytetarëve, ShBA-ja e kupton.

“Ne i kuptojmë ato shqetësime dhe se, edhe me zgjedhje të lira, ka disa gjëra që ishin jashtë kontrollit të Kosovës, njerëzit i bojkotuan. Por ne e bëmë të qartë ato gjëra për të cilat Kosova është zotuar, sa i përket atyre komunave dhe komunitetit, dhe në këtë drejtim duhet të vazhdohet të punohet”, deklaroi Keating.

Tutje, ai tha se pret nga Kosova që të punojë drejt themelimit të Asociacionit, meqë, sipas tij, kjo është edhe kërkesë e Bashkimit Evropian.

“Kosova ka thënë se do të bëjë përparim drejt një asociacioni komunash dhe kjo është diçka që Bashkimi Evropian dëshiron veçanërisht ta shohë”, tha Keating, teksa shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk janë aq drejtpërdrejt të përfshira në procesin e anëtarësimit sa Bashkimi Evropian.

Ndër të tjera, ai ka thënë se ShBA-ja dëshiron ta ndihmojë rajonin “sa më shumë që të mundemi dhe të përpiqemi të lehtësojmë paqen”.

“Kjo ka ndodhur për një kohë të gjatë dhe ka probleme që duhen adresuar”, potencoi ai.

Duke përmendur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dy vende që vitin e kaluar nisën negociatat për anëtarësim në BE, Keating tha se dyshja “kanë bërë absolutisht gjithçka që u është kërkuar”.

Kongresisti amerikan, Bill Keating, ka thënë se Serbia mund të ecë përpara ose të mbetet prapa me Rusinë.

“Serbia ka thënë se kishte një të kaluar me sanksione, kur ishin në anën e gabuar të sanksioneve, gjë që ndikoi në politikën e tyre të mëvonshme. Mendoj se është koha për të ecur përpara, sepse përndryshe nuk ka rrugë përpara. Mendoj se kjo do të bëhet gjithnjë e më e qartë për Serbinë. Nuk ka asnjë mënyrë për të përparuar duke bashkëpunuar me Rusinë për çështjet e shkatërrimit dhe trazirave. Thjesht nuk ka asnjë përfitim nga kjo. Dhe gjëja tjetër është, ndërsa ne ecim përpara me disa nga vendet e tjera në rajon, Serbia do të dëshirojë të bashkohet. Ata nuk do të duan të mbeten prapa të tjerëve. Pra, ne mund të punojmë në dy fronte. Së pari, le të bëjmë të qartë se veprime të tilla prishin të gjithë rajonin dhe nuk janë të drejta për vendet që përbëjnë rajonin në tërësi. Dhe së dyti, se ne do të ecim përpara me hapa konkretë në rajon dhe se ata mund të përfshihen dhe të përfitojnë nga kjo, ose të mbeten prapa”, theksoi kongresisti Bill Keating.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tahiri: PDK do të angazhohet që vendit t’i jap një qeveri që do ta nxjerrë nga kjo krizë

Tahiri: PDK do të angazhohet që vendit t’i jap një qeveri që do ta nxjerrë nga kjo krizë

Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë për pranimin e migrantëve të dëbuar nga SHBA-ja

Reagimi i Qeverisë pas pezullimit të dialogut: SHBA mbetet aleati ynë strategjik, i mirëpresim edhe kritikat

Kreu i LDK-së, Abdixhiku: Kosovës i duhet një ‘SPAK’, do ta bëjmë

Lumir Abdixhiku reagon pas pezullimit të dialogut strategjik me SHBA-në

​Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato

ShBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën, Rama: Kosova ka hyrë në një fazë të rrezikshme

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk

Ambasada Amerikane në Prishtinë uron Ditën e Pavarësisë: Të bashkuar për një të ardhme më të sigurt

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën

Aksident tragjik në Bolonja, vdes 18-vjeçari shqiptar

Aksident tragjik në Bolonja, vdes 18-vjeçari shqiptar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën