TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kongresistët amerikanë: Është koha që Kosova të pranohet në NATO

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
​Kongresistët amerikanë: Është koha që Kosova të pranohet në NATO

“Merita të mëdha për suksesin e Kosovës kanë mbështetësit e fortë në Kongresin Amerikan”, tha Kurti, duke shtuar se Kosova ka fatin e mirë që tani ka edhe kongresistët nga Grupi i Çështjeve shqiptare si aleatë në Kongres.

Ai theksoi se ka një sërë fushash në të cilat mund të thellohet e zgjerohet bashkëpunimi në interes të Kosovës, duke veçuar avokimin për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO, si dhe për rritjen e investimeve amerikane në Kosovë.

Kongresistët amerikanë ritheksuan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë aleat më të madh se Kosova në Evropë, dhe është koha që Kosova të pranohet në NATO.

Ata vlerësuan pozicionimin e Kosovës dhe angazhimin e përbashkët në avancimin e parimeve demokratike. Po ashtu, theksuan domosdoshmërinë e ripërtëritjes së angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’u siguruar që Kosova, shtet mik e aleat i SHBA-së do të marrë trajtim të drejtë.

Autoritetet drejtuese të Kosovës kanë bërë thirrje që Kosova të pranohet në NATO, duke e cilësuar këtë si një domosdoshmëri, sidomos pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Kosova 10 vjet më parë aplikoi për t’u bërë pjesë e Partneritetit për Paqe, por kjo nuk u mundësua për shkak se Forca e Sigurisë së Kosovës kishte statusin e organizatës për ndërhyrje në emergjenca dhe katastrofa natyrore, dhe jo atë të ushtrisë.

Në vitin 2016, Qeveria e Kosovës bëri përpjekje të përsëritur për të forcuar bashkëpunimin me NATO-n, por ishte Spanja, një nga vendet e BE-së që e kundërshtoi atë.

Në vitin 2017, megjithatë, NATO pranoi ta forcojë bashkëpunimin e saj me FSK, por vetëm midis forcës paqeruajtëse të KFOR-it dhe zyrës ndërlidhëse dhe ekipit këshillues të NATO-s në Prishtinë.

Në vitin 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin, i cili i shton kompetencat Forcës së Sigurisë së Kosovës për ta shndërruar në ushtri brenda 10 vjetësh, por pa ia ndërruar emrin.

Çdo shtet anëtar i NATO-s e ka të drejtën e vetos brenda organizatës dhe për shkak se katër vende të saj (Greqia, Spanja, Sllovakia, Rumania) nuk e njohin Kosovën, kjo tash për tash e bën të pamundur që Kosovës t’i jepet një plan aksional për anëtarësim, që përcakton hapat e nevojshëm që një vend të bëhet përfundimisht anëtar i plotë i NATO-s.

Ndryshe, Aleanca Veri-Atlantike ka rreth 3.700 trupa në kuadër të KFOR-it në Kosovë. /KSP/

Tags: Anetaresimi i Kosoves ne NATOKongresistet amerikane
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryetarët e komunave protestojnë në Prishtinë: 7 kërkesa për Qeverinë për zhbllokimin e buxhetit

Kryetarët e komunave protestojnë në Prishtinë: 7 kërkesa për Qeverinë për zhbllokimin e buxhetit

Rigjykimi ndaj Endrit Nikës, shtyhet seanca – i akuzuari kërkon përkthyes adekuat: Dua të shprehem lirshëm

Rigjykimi ndaj Endrit Nikës, shtyhet seanca – i akuzuari kërkon përkthyes adekuat: Dua të shprehem lirshëm

Kurti refuzon të komentojë vendimin e 6 deputetëve të LDK-së për Sejdiun

Kurti refuzon të komentojë vendimin e 6 deputetëve të LDK-së për Sejdiun

“Lule, bonbona, e dhurata” – Si nisi dita e parë e këtij viti shkollor?

Nagavci për 6 deputetët e LDK-së: T’i thuhet jo propozimit të përbashkët nuk është në interes të qytetarëve

Nagavci për 6 deputetët e LDK-së: T’i thuhet jo propozimit të përbashkët nuk është në interes të qytetarëve

Mali i Zi kryeson garën për anëtarësim në BE, Serbia mund të tentojë ta pengojë procesin

Mali i Zi kryeson garën për anëtarësim në BE, Serbia mund të tentojë ta pengojë procesin

Bajrami kritikon ashpër Qeverinë për liberalizimin e tregut të energjisë

Bajrami kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut: Nuk bëhem pjesë e një marrëveshjeje që ia zgjat pushtetin Kurtit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën