TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konfuzitet në veri

Qytetarët serb në Mitrovicë të veriut dhe Zveçan, të ndarë për të votuar apo jo në votimin për largimin e kryetarëve, madje ata akuzojnë edhe kryeministrin Kurti. Ndërsa kryetari i komunës së Zubin Potokut se Serbia përmes Listës Serbe po bënë presion për mos respektim të ligjit. E Nexhat Ugljanin kryesues i kuvendit komunal në Mitrovicë të Veriut, tha se faktori ndërkombëtar do të bënë presion për të kërkuar dorëheqje nga kryetarët.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Turqishtja gjuhë me përdorim zyrtar në veri

Lista Serbe ka bojkotuar pjesëmarrjen në votimin e 21 prillit për shkarkimin e kryetarëve veriorë.

Menjëherë filluan dorëheqjet e anëtarëve të komisioneve komunale zgjedhore në veri, nga radhët e Listës Serbe.

Mos pjesëmarrje në votimin e të dielës së tretë të prillit paralajmëron edhe një qytetar i komunitetit serb në Mitrovicë të Veriut.

“E kemi nënshkruar, nuk ka zgjedhje, nuk ka asgjë. Nuk do të del askush. Kurti e ka ndrequr që mos të kalojë kjo. S’ka gjë nga ajo. Serbët nuk do të dalin as në regjistrim, as në refererendum, bojkotojnë gjithçka. Gjithçka është e kurdisur, Kurti e ka rregulluar për qejfin e tij”, shprehet ai.

Por, ka nga ata që nuk kanë informacione në lidhje me zhvillimet e fundit në veri.

“Vërtet nuk e di si do të bëhet. Nuk di gjë, nuk di çfarë të them. Nuk di gjë, nuk jam i informuar, vetëm të jap ndonjë deklaratë të gabuar”, thotë një tjetër qytetar.

E Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, thotë për Tëvë1 se Serbia është implikuar direkt përmes Listës Serbe dhe grupeve kriminale për ta sabotuar këtë proces.

“ Me gjithë mekanizmat, Serbia përmes Listës Srpska, dhe grupeve terroriste, kriminale, do të thotë janë përpjekur dhe akoma përpjekën për t’i bërë pengesa shtetësisë së Kosovës, të atakojnë ligjin, përmes qytetarëve eventualisht që mund t’i dëgjojnë thërrasin në bojkotime, thërrasin në sabotime, kjo shkon më shumë në dëmin e vet serbëve, që jetojnë nëpër këto zona”, thotw Zeqiri.
Në anën tjetër, kryesuesi i kuvendit komunal në Mitrovicë të veriut, Nexhat Ugljanin, pret nga faktori ndërkombëtar të rritë presioni për të kërkuar nga kryetarët, dorëheqjen.
“ Ne do të vazhdojmë punën tonë si kuvend, deri në fund të mandatit, sigurisht edhe kryetarët e komunave në katër komunat, sigurisht do të ketë mënyra të ndryshme nga ndërkombëtarët, presion për dorëheqje vullnetare, por a do të ndodhë? Sigurisht në këtë situatë jo”, shprehet ai.

E ky bojkot, sipas analistit serb, Branislav Krstiq, po vjen meqë Lista Serbe nuk e ka përkrahjen e qytetarëve për ta votuar.

“Në Mitrovicë dhe Zubin Potok, është pikëpyetje, hipotetike, ne i kemi afërsisht 6500 qytetarë me të drejtë vote në Zubin Potok, sot në terren nuk kemi më shumë se 3 mijë banor në Zubin Potok, të gjihtë me dalë nuk është numri i nevojshëm për shkarkimin e kryetarëve”, shprehet Krstiq.

Për deklaratat e partisë më të madhe të serbëve në vend ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.

Zëdhënësja e Bllokut, Nabila Massrali, ka shprehur keqardhje për vendimin e Listës Serbe që të mos marrë pjesë në votimet e planifikuara për datën 21 Prill në katër komunat veriore.

Po ashtu BE i ka bërë thirrje Listës Serbe për rishqyrtim të vendimit.

Tags: verivotimi per shkarkimin e kryetareve
ShareTweet

Postime të ngjashme

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Atletico Madridi po e monitoron yllin e Real Madridit, mund të bëjë një ofertë të madhe

Real Madridi po përgatit një transferim me kosto të ulët

Dybala mbyll sezonin para kohe

Dybala mund të largohet nga Roma

Bayerni e do Zidanen

Zidane arrin marrëveshje me Francën

Ndeshje në Miami dhe Australi: Yjet e Barças dhe Milanit të shqetësuar për ndeshjet jashtë Evropës

Milani shpërblen me kontratë të re Saelemaekersin

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën