19.3 gramë substancë e dyshuar narkotike është gjetur dhe konfiskuar nga Policia në qendrën korrektuese në Dubravë.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të martën në disa lokacione të qendrës, ndërsa tashmë kanë filluar hetimet.
“Raportohet se në disa lokacione në qendrën korrektuese janë gjetur dhe konfiskuar 19.3 gramë substancë e dyshuar narkotike. Rastet janë duke u hetuar”, thuhet në njoftim./teve1.info/