TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komuna e Prishtinës dhe “Pastrimi” arrijnë marrëveshje për ndërprerje të grevës

by teve1
1 vit ago
1
A A
Komuna e Prishtinës dhe “Pastrimi” arrijnë marrëveshje për ndërprerje të grevës

Pas rreth një muaji grevë, është arritur një marrëveshje mes Komunës së Prishtinës dhe Këshillit Grevist të Ndërmarrjes “Pastrimi” për ndërprerjen e grevës së punëtorëve para objektit të komunës.

Kjo marrëveshje u bë në formë të zotimit, porse nuk u nënshkrua si dokument.

Nënkryetari i Prishtinës, Florian Dushi tha se zotimi përfshinë që pagesa e shërbimeve për muajt janar-maj të adresohen në gjykatë dhe të zgjidhet me ndërmjetësim dhe inkasimi i mjeteve për shërbimin e ofruar të bëhet nga vetë kompania “Pastrimi”.

Gjithashtu, Dushi potencoi se mjetet e inkasuara gjatë këtyre muajve në komunë të transferohen në kompaninë “Pastrimi”.

Ai theksoi se lista e konsumatorëve që kanë paguar për mbledhjen e mbeturinave do të transferohet tek kjo ndërmarrje.

Ndërkaq, përfaqësuesi i kompanisë “Pastrimi”, Shpend Qosa tha se bashkërisht është arritur një zotim nga ana e nënkryetarit që këto pika të shkojnë para dhe të zgjidhen.

Ai theksoi se nëse këto zotime nuk kalojnë, punëtorët do të protestojnë sërish.

Njëri nga tashmë ish-grevistët kërkoi nga nënkryetari Florian Dushi që zotimi të nënshkruhet edhe si dokument dhe nga i njëjti kërkoi që të premtojë publikisht se do t’i realizojë ato çfarë janë premtuar.

Në maj të këtij viti, kompania “Pastrimi” ndaloi mbledhjen e mbeturinave, si pasojë e borxhit prej 2.7 milionë eurosh që pretendon se Komuna i detyrohet.

Si shenjë proteste, më 22 maj rreth 300 punëtorë u mblodhën para ndërtesës së komunës duke parkuar afërsisht 20 kamionë të kompanisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rudolph: Radoiçiqi dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë

​Rudolph: Radoiçiqi dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë

Aleanca mban nesër konferencë për media

Aleanca mban sot konferencë për media

Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

Ndërpritet sot furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

​Dita Botërore e Informimit për Zhvillim

Sot dita e 12-të e protestës së studentëve në Tiranë, u bashkohen edhe pedagogët, mjekët, artistët e diaspora

​Sot protestohet në disa qytete në Francë, mobilizohen 70 mijë policë dhe mbyllet Luvri

​Sot protestohet në disa qytete në Francë, mobilizohen 70 mijë policë dhe mbyllet Luvri

​Dita Ndërkombëtare e OKB-së

​Dita Ndërkombëtare e OKB-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën