TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Komuna e Graçanicës merr vendim për faljen e 100 eurove tatim për qytetarët

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Komuna e Graçanicës merr vendim për faljen e 100 eurove tatim për qytetarët

Nënkryetari i Komunës së Graçanicës, Lutrim Ajeti ka njoftuar se sot (e premte), Kuvendi Komunal ka miratuar vendimin për faljen e 100 eurove të tatimit në pronë për të gjithë qytetarët e kësaj Komune.

Sipas tij, për vitin 2023, secilit qytetar të Komunës së Graçanicës do t’iu falen 100 euro të tatimit në pronë.

“Kuvendi Komunal sot me shumice votash ka miratuar vendimin per faljen e tatimit ne prone ne perputhje me Ligjin nr.08/L-224 per ndryshim dhe plotesim te Ligjit nr. 06/L-005 per tatimin ne pronen e paluajtshme. Pra per vitin 2023, secilit qytetar te Komunes se Gracanices do t’iu falen 100 euro te tatimit ne prone!”, ka shkruar Ajeti në Facebook.

Ndryshe, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë.

Dorëzimi i kërkesës për vlerësimin e ligjshmërisë së këtij ligji e bë nga drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Teksa Ministri i Financave, Hekuran Murati këtë veprim të AKK-së e ka cilësuar si “të kotë”.

Më 27 korrik, Kuvendi ka miratuar ndryshimin e Ligjit të ri për tatimin në pronën e paluajtshme, i cili parasheh mundësinë për të përfituar nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në 100 euro, lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore, kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor, zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024 dhe fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025.

Mbi 27 milionë euro llogaritet të jetë dëmi që u shkaktohet 29 komunave nga zbatimi i vendimit për faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë brenda këtij viti kalendarik./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Cilat opsione u paraqitën për mosshtrenjtim të rrymës?

Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Brukseli mbledh liderët e rajonit, Bytyçi: Kosova të kërkojë heqjen e masave ndëshkuese

​Pas arrestimeve në Serbi, studentët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve të BE-së

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Dy emigrantë u gjetën të vdekur në Korçë, policia jep detaje

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën