TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kompania e veturave Volvo shkurton vendet e punës për të ulur kostot

by teve1
8 muaj ago
1
A A
Kompania e veturave Volvo shkurton vendet e punës për të ulur kostot

Volvo Cars njoftoi të hënën se do të eliminojë rreth 3,000 vende pune në një përpjekje për të reduktuar kostot në mesin e sfidave të shumta që po përjeton industria globale e automobilave, përfshirë tensionet tregtare dhe pasiguritë ekonomike.

Sipas deklaratës së kompanisë, rreth 1,200 prej këtyre vendeve do të prekin punonjës në Suedi, ndërsa 1,000 pozicione të tjera të mbuluara aktualisht nga konsulentë, gjithashtu kryesisht në Suedi, janë të planifikuara për t’u hequr.

Pjesa tjetër e shkurtimeve do të ndikojë në tregje të tjera ndërkombëtare. Shumica e vendeve të punës që do të preken janë pozicione administrative dhe në zyra, ka shkruar AP.

“Vendimet e bëra sot kanë qenë të vështira, por të domosdoshme për të ndërtuar një Volvo Cars më të fortë dhe më të qëndrueshëm,” tha Hakan Samuelsson, president dhe CEO i kompanisë.

“Industria e automobilave po kalon një periudhë të vështirë, dhe për ta përballuar atë, duhet të përmirësojmë gjenerimin e fluksit të parasë dhe të ulim në mënyrë strukturore kostot.”

Volvo Cars, e cila ndodhet në pronësi të kompanisë kineze Geely, ka aktualisht rreth 42,600 punonjës me kohë të plotë në mbarë botën. Selia kryesore dhe qendrat e zhvillimit të produkteve ndodhen në Göteborg, Suedi, ndërsa prodhimi realizohet në Belgjikë, Karolinën e Jugut të SHBA-së dhe në Kinë.

Ky vendim vjen në një kohë kur prodhuesit globalë të automjeteve përballen me një sërë sfidash, përfshirë rritjen e kostove të lëndëve të para, tkurrjen e tregut evropian të makinave dhe ndikimin e tarifave 25% për importet e automjeteve dhe çelikut të vendosura nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Peticioni i studentëve për provimin e jurisprudencës në shqip, Meidani: E kemi adresuar shqetësimin

Peticioni i studentëve për provimin e jurisprudencës në shqip, Meidani: E kemi adresuar shqetësimin

Vullkani Semeru në Indonezi shpërthen 7 herë brenda 3 orësh

Vullkani Semeru në Indonezi shpërthen 7 herë brenda 3 orësh

Shqipëria pësoi rënien më të madhe të rinisë në Evropë vitin e kaluar

Shqipëria pësoi rënien më të madhe të rinisë në Evropë vitin e kaluar

14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijeve

14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijeve

Komisonerë nga Juniku e Deçani po intervistohen me urdhër të Prokurorisë

Komisonerë nga Juniku e Deçani po intervistohen me urdhër të Prokurorisë

Arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar, sekuestrohen mbi 11 mijë euro

Arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar, sekuestrohen mbi 11 mijë euro

Abdixhiku pret të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë, diskutohet situata politike në Kosovë

Abdixhiku pret të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë, diskutohet situata politike në Kosovë

Hamza: Kosova ka nevojë për procese të drejta dhe mbështetje të koordinuar ndërkombëtare

Hamza: Kosova ka nevojë për procese të drejta dhe mbështetje të koordinuar ndërkombëtare

​Osmani: Kosova e përqafon inteligjencën artificiale me qartësi dhe bindje, jo me frikë

​Osmani: Kosova e përqafon inteligjencën artificiale me qartësi dhe bindje, jo me frikë

Ferizaj paralajmëron transferimin e radhës, është nga Nigeria

Ferizaj paralajmëron transferimin e radhës, është nga Nigeria

Fenerbahce falënderon Erdoganin për transferimin e Ngolo Kantes

Fenerbahce falënderon Erdoganin për transferimin e Ngolo Kantes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën