TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

by teve1
3 javë ago
0
A A
Kosova rrezikon humbje fondesh nga Plani i Rritjes

Komisioni Evropian do të propozojë kufizimin e disa të drejtave për anëtarët e ardhshëm të Bashkimit Evropian (BE), si dhe kalimin në vendimmarrje me shumicë të kualifikuar, në vend të unanimitetit, në një numër fushash, përfshirë edhe zgjerimin.

Këto janë elementet kryesore të strategjisë për zgjerimin që KE-ja do ta miratojë dhe publikojë më 7 tetor.

Qëllimi i këtyre dy propozimeve është që pranimi i anëtarëve të rinj të mos e vështirësojë edhe më tej procesin tashmë të komplikuar të vendimmarrjes brenda bllokut evropian.

KE-ja në strategji do të theksojë se zgjerimi duhet të përgatitet mirë, për përfitim të ndërsjellë.

Nga njëra anë, kandidatët për anëtarësim duhet të jenë të gatshëm dhe të përmbushin kushte të rrepta, ndërsa nga ana tjetër, edhe BE-ja duhet të jetë institucionalisht, financiarisht dhe politikisht e gatshme që të mbetet funksionale edhe pas zgjerimit.

Sipas draftit të dokumentit, në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë (REL), mekanizmat për anëtarët e ardhshëm, që po përgatit Komisioni, do të synonin kufizimin e mundësisë për bllokimin e vendimeve gjatë viteve të para të anëtarësimit, ndërsa shtetet anëtare ekzistuese do të kishin në dispozicion instrumente për të reaguar nëse anëtaret e reja, pas anëtarësimit, devijojnë nga detyrimet e marra përsipër.

Anëtarët e ardhshëm pa të drejtë vetoje

Elementi më i ndjeshëm i draftit ka të bëjë me kufizimin e së drejtës së vetos, që në dokument quhet në mënyrë simbolike “detyrim i përkohshëm lidhur me vendimmarrjen në Këshillin e BE-së dhe Këshillin Evropian”.

Sipas këtij propozimi, anëtarët e ardhshëm do të zotoheshin të mos kundërshtonin vendimet e Këshillit në fushat në të cilat kërkohet unanimitet.

Ky propozim do të zbatohej për çështjet institucionale dhe çështjet që lidhen me zgjerimet e ardhshme.

Në këmbim, siç thuhet në draft, institucionet evropiane do të angazhoheshin për të gjetur një zgjidhje të kënaqshme kur një anëtar i ri t’i referohej interesave thelbësore kombëtare.

Marrëveshjet e reja, sipas burimeve të REL-it të njohura me përmbajtjen e dokumentit, do të përfshiheshin në një deklaratë të përbashkët që do t’i bashkëngjitej Traktatit të Anëtarësimit. Deklarata do të miratohej para Traktatit të Anëtarësimit.

Klauzolat mbrojtëse

Përveç mekanizmave ekzistues që kanë vlejtur për anëtaret e mëparshme, KE-ja do të propozojë shtimin e dy mekanizmave të rinj, që lidhen me çështjet financiare dhe institucionale.

Mekanizmi financiar mbrojtës do t’i mundësonte KE-së që, për një periudhë të kufizuar pas anëtarësimit, të propozojë masa proporcionale nëse ka prova të qarta ose rrezik serioz se mangësitë në sundimin e ligjit po rrezikojnë menaxhimin financiar të buxhetit të BE-së ose mbrojtjen e interesave të tij financiare.

Klauzola institucionale do të zbatohej në rast të një “shkeljeje veçanërisht të rëndë”, kur Këshilli i BE-së do të mund të miratonte masa të përshtatshme dhe proporcionale, përfshirë pezullimin e përkohshëm të disa të drejtave që rrjedhin nga anëtarësimi.

Komisioni, përmes këtij dokumenti, do të paralajmërojë gjithashtu forcimin e masave në rast të përkeqësimit të sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave themelore pas përfundimit të negociatave të anëtarësimit.

Ndryshime të propozuara edhe në institucionet e BE-së

Duket se anëtarësimi në BE nuk do të nënkuptojë që anëtaret e ardhshme do të kenë automatikisht edhe komisionarët e tyre, pasi sipas propozimit të ri kjo nuk do të vlejë as për anëtarët ekzistues.

Komisioni, në fakt, propozon që numri i komisionarëve, i cili aktualisht korrespondon me numrin e shteteve anëtare, të reduktohet në dy të tretat e numrit të shteteve anëtare, me rotacion rreptësisht të barabartë.

Komisioni mbështet gjithashtu zbatimin më të gjerë të votimit me shumicë të cilësuar, si dhe bashkëpunimin e shtuar të një grupi shtetesh kur nuk ka unanimitet.

Drafti, ndër të tjera, propozon që vendimmarrja me shumicë të cilësuar të zbatohet në hapat ndërmjetës të procesit të zgjerimit, siç janë hapja dhe mbyllja e kapitujve, ndërsa unanimiteti do të vlente vetëm për vendimin përfundimtar për pranimin e një anëtareje të ardhshme në BE.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Italia dhe Spanja heqin kontrollet kufitare që u vendosën pas fluksit të emigrantëve në Ceuta

Italia dhe Spanja heqin kontrollet kufitare që u vendosën pas fluksit të emigrantëve në Ceuta

Mungesa e anijeve dhe nëndetëseve britanike ngre alarmin për kërcënimin rus në Arktik

Mungesa e anijeve dhe nëndetëseve britanike ngre alarmin për kërcënimin rus në Arktik

Marrëveshja detare Libi-Turqi shkakton reagime dhe kritika

Marrëveshja detare Libi-Turqi shkakton reagime dhe kritika

Korçë dhe Shkodër, studentët dhe pedagogët vijojnë bojkotin, kërkohet dorëheqja e Ramës

Korçë dhe Shkodër, studentët dhe pedagogët vijojnë bojkotin, kërkohet dorëheqja e Ramës

Italia dhe Spanja heqin kontrollet kufitare që u vendosën pas fluksit të emigrantëve në Ceuta

Italia dhe Spanja heqin kontrollet kufitare që u vendosën pas fluksit të emigrantëve në Ceuta

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Kryendeshja Prishtina – Drita, të dielën në Hajvali

Mungesa e anijeve dhe nëndetëseve britanike ngre alarmin për kërcënimin rus në Arktik

Mungesa e anijeve dhe nëndetëseve britanike ngre alarmin për kërcënimin rus në Arktik

Superliga, xhiro e tetë nis të premten

Publikohet orari i xhiros së 12-të në Superligë

Publikohet orari i xhiros së 12-të në Superligë

Naser Hafizi deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës dhe dy veprat tjera penale

Naser Hafizi deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës dhe dy veprat tjera penale

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u formua Komisioni për Bordin e RTK-së

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u formua Komisioni për Bordin e RTK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën