TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komisioneri i Lartë i OKB-së: Jam i shqetësuar për rritjen e gjuhës së urrejtjes në Serbi

by tëvë1
7 muaj ago
2
A A
Komisioneri i Lartë i OKB-së: Jam i shqetësuar për rritjen e gjuhës së urrejtjes në Serbi

“Jam i shqetësuar për rritjen e gjuhës së urrejtjes, si në internet ashtu edhe në mediat tradicionale,” deklaroi të mërkurën, në përfundim të vizitës së tij zyrtare në Serbi, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, VolkerTürk.

Ai vlerësoi se në shënjestër janë gratë, romët, personat LGBTIQ+ dhe gazetarët.

“Dhe ndonjëherë madje edhe politikanë e zyrtarë të lartë përfshihen në një retorikë të mbushur me urrejtje. Demonizimi dhe stigmatizimi i atyre që ushtrojnë dhe mbrojnë të drejtat e tyre, mund të çojnë vetëm në polarizim të thelluar dhe frikë,” vlerësoi zyrtari i lartë në një konferencë për shtyp.

Gjatë qëndrimit në Beograd, ai u takua me përfaqësues të institucioneve si dhe me studentë që po protestojnë prej më shumë se gjashtë muajsh.

Në bisedimet me autoritetet, ai tha se ka apeluar për “një hetim transparent lidhur me aksidentin në stacionin hekurudhor në Novi Sad, si dhe për të gjitha pretendimet për dhunë ndaj protestuesve paqësorë.”

Për studentët tha se ishte “i impresionuar nga energjia dhe entuziazmi i atyre të rinjve.”

“Zërat e tyre duhet të dëgjohen dhe respektohen,” deklaroi Türk, duke përmbyllur se “shoqëritë përparojnë kur ekziston një hapësirë e hapur dhe e lirë për dialog, dhe ku kritika mund të shprehet pa frikë nga hakmarrja.”

Studentët kanë bllokuar prej muajsh dhjetëra fakultete në Serbi dhe bashkë me qytetarët që i mbështesin, organizojnë protesta. Kërkesa e tyre kryesore është që të mbahet përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, VolkerTürk, tha gjithashtu se gjatë vizitës ka diskutuar edhe për çështjen e arrestimit të aktivistëve në Novi Sad. Nuk dha detaje për këto bisedime, por tha se shpreson që çështja të zgjidhet.

Gjashtë aktivistë nga Novi Sadi ndodhen në paraburgim prej më shumë se dy muajsh. Tre prej tyre janë liruar me masën e arrestit shtëpiak.

Ky vendim i gjykatës në Novi Sad ka nxitur kritika të ashpra nga përfaqësues të pushtetit dhe të Partisë Progresive Serbe në pushtet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vrasja e komandantit të lartë të Hamasit në Gaza, Izraeli akuzohet për shkelje të armëpushimit

Vrasja e komandantit të lartë të Hamasit në Gaza, Izraeli akuzohet për shkelje të armëpushimit

Presidenti ukrainas: Bota është në garën më shkatërruese të armatimeve në histori

Ukraina e gatshme të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO

16 të arrestuar dhe 8 në kërkim për ndotje mjedisi dhe veprimtari të paligjshme në Elbasan

16 të arrestuar dhe 8 në kërkim për ndotje mjedisi dhe veprimtari të paligjshme në Elbasan

Republika Çeke refuzon të financojë Ukrainën, kërkon që kjo të bëhet përmes BE-së

Republika Çeke refuzon të financojë Ukrainën, kërkon që kjo të bëhet përmes BE-së

Kurti nderon Mujë Krasniqin dhe 40 bashkëluftëtarët e tij në përvjetorin e rënies

Kurti nderon Mujë Krasniqin dhe 40 bashkëluftëtarët e tij në përvjetorin e rënies

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

Vrasja e komandantit të lartë të Hamasit në Gaza, Izraeli akuzohet për shkelje të armëpushimit

Vrasja e komandantit të lartë të Hamasit në Gaza, Izraeli akuzohet për shkelje të armëpushimit

Pa fitues në derbin e Anamoravës

Pa fitues në derbin e Anamoravës

Llapi ndanë rrugët me 11-të lojtarë

Llapi barazon në shtëpi me Malishevën

Ballkani mposht Prishtinën, forcohet në krye

Ballkani mposht Prishtinën, forcohet në krye

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën