Sulmuesi Randal Kolo Muani do të jetë pjesë e Juventusit edhe për sezonin 2025/26, kanë raportuar mediumet nga Italia, të enjten.
Bëhet e ditur se Juventusi ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germainin për sulmuesin, që në gjashtë muajt e sezonit të shkuar ishte huazuar te skuadra nga Serie A.
Ishte sulmuesi francez, ai që insistoi të kthehet te Juventusi pasi nuk bënte pjesë në planet e PSG-së.
Juventusi do ta huazojë për një sezon Kolo Muanin për çka do të paguajë 10 milionë euro, si dhe do ta ketë të detyrueshme blerjen e tij vitin tjetër për 50 milionë euro.
Kolo Muani në 22 paraqitje për skuadrën italiane në të gjitha garat, ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 3 asistime.