tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

​KOK fiton një tjetër çmim ndërkombëtar në Festivalin e Filmit Sportiv

tëvë1 nga tëvë1
13/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

KOK-u ka fituar një tjetër çmim ndërkombëtar në Festivalin e 40-të Botëror të Filmit Sportiv, të organizuar në Milano të Italisë nga Federata Ndërkombëtare e Kinematografisë Televizive Sportive (FICTS).

Nga pesë filmat sportivë/dokumentarë të dërguar për çmime, Kosova është shpërblyer për storjen “𝐊𝐫𝐲𝐞𝐦𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢”, të realizuar nga KOK-u dhe që i dedikohet trajnerit me tri medalje të arta olimpike, Driton Kuka.

Çmimi i fituar është “𝐌𝐞𝐧𝐭𝐢𝐨𝐧𝐃’𝐇𝐨𝐧𝐧𝐞𝐮𝐫”, në kategorinë “Sporti dhe shoqëria – vlerat sportive, edukative dhe kulturore”.

Çmimi iu dorëzua zyrtarit për media në KOK, Kushtrim Krasniqi, nga presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Kinematografisë Sportive, Franco Ascani. Është ky çmimi i tretë në katër vjet që fiton KOK-u pas: “Përtej Ëndrrës” nga “OM Production” dhe “Kosova e Artë”, i realizuar po ashtu nga KOK-u.

Për pesë ditë në Milano (7-11 nëntor 2023), u shfaqën mbi 140 filma të ndryshëm sportivë nga mbi 100 vende të botës, anëtare të FICTS, e në mesin e tyre, krahas “Kryemjeshtrit”, ishin edhe storjet dhe dokumentarët vendorë: “Një ikonë si Fadil Vokrri”, “Pa vend”, “Vrapuesi, i cili humbi një dorë synon Lojërat Paralimpike Paris 2024” dhe “Tregim inspirues i futbollistit nga Gjilani, Enis Xhemaili”.

Po ashtu, në konferenca të veçanta u prezantua edhe Festivali Ndërkombëtar i Filmit Sportiv Prishtina 2023, i mbajtur në muajin tetor në kinemanë ABC në Prishtinë.

Ceremoninë e përshëndeti përmes një video-mesazhi edhe presidenti i IOC, Thomas Bach, ndërsa të pranishëm në ndarjen e çmimeve ishin edhe presidenti i Asociacionit të Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore (ASOIF), Francesko Ricci Bittii, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Pentatlonit Modern, Pierre Zapelli, nënpresidentja e Komitetit Olimpik të Italisë, Claudia Giordani, si dhe personalitete tjera të sportit italian dhe regjisorë të shumtë të filmave të ndryshëm nga e mbarë bota./kp

Rrahmani: Paga 7 mijë e 500 euro për këshilltarin Jakupi, s’është modeste

30/11/2023

Rrahmani: Nagavci po mban një udhëzim administrativ të jashtëligjshëm i cili po diskriminon vajzat në Kosovë

30/11/2023

Elshani: Situata në veri vazhdon të jetë e brishtë

30/11/2023

Nga një muaj paraburgim për gjashtë të dyshuarit për falsifikim të parave

30/11/2023

Krasniqi: Trendafilova dy herë anuloi vizitën, kësaj radhe shteti i ofroi siguri

30/11/2023

Dhuna në protestën e thirrur nga PSD, Arifi: Ata policë duhet të turpërohen

30/11/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.