Sipas këtij koalicioni, në njoftimin e MF-së thuhet se anëtarët e sindikatave duhet të regjistrohen në platformën E-Kosova si dhe të konfirmohen të dhënat e bankës nga data 15 shtator deri më datën 21 shtator.
Po ashtu, nga Koalicioni për Drejtësi Shoqërore kanë thënë se pas kalimit të periudhës kohore të lartcekur, sindikatave u është ndërprerë kuota e anëtarësisë në mënyrë të njëanshme, e cila nënkupton ç’anëtarësim pa vullnetin e anëtarëve.
“Koalicioni konsideron se ky njoftim është në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin për Organizim Sindikal dhe Standardet ndërkombëtare, të cilat e rregullojnë lirinë e asociimit dhe organizimit sindikal”, thuhet në njoftim. /teve1.info/
Njoftimi i plotë: