TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

KMDLNj kërkon nga ZRrE-ja kompensimin e 40 milionë eurove në tre muajt e parë

nga teve1
19 Mars, 2024
0
A A
Mbi 800 mijë euro të subvencionuara për mbështetje të qytetarëve në efiçiencë të energjisë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriur (KMDLNj) propozon që kompensimi i mbi 40 milionë euroeve nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) të bëhet për tre muaj, me para të gatshme duke përfshirë kamatat e rregullta bankare dhe ato ndëshkuese, shkallën e inflacionit dhe ngritjen e çmimeve.

Në reagimin e KMDLNj-së thuhet se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vërtetuar vendimet e gjykatave tjera duke kërkuar që ZRrE t’ua kompensojë qytetarëve të Kosovës shumën prej 40 milionë eurove që në mënyrë të kundërligjashme janë faturuar në periudhën 2012 – 2017 për t’ua paguar rrymën qytetarëve të katër komunave në veri të Kosovës të cilët asnjëherë nuk e kanë paguar rrymën, që nga përfundimi i luftës, deri më sot.

“ZRrE e ka pranuar këtë vendim por se nuk është deklaruar për mënyrën e kompensimit. Fillimisht bëhej fjalë për 100 milionë të vjedhura e që me alkiminë e këtij rregullatori zhvatës u zvogëlua në 40 milionë. Qeveria aktuale e Kosovës për këtë vendim e ka zgjedhur gjuhën e peshkut – të heshtjes ndonëse nuk ka lënë pa kritikuar vendimet tjera”, thuhet në reagim.

Më tej thuhet se ky kompensim do të mbikëqyrej nga një Komision parlamentar i udhëhequr nga opozita e tashme. “Mënyrat tjera të kompensimit përmes faturave në të ardhmën është legjitimim i vjedhjes sikur edhe krijim i mundësive tjera për vjedhje. Ministrja shpërdoruese e ndërlidhur me ZRrE – në Artane Rizvanolli deklaroi se këtë vit nuk do të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike edhe ashtu më e shtrenjta në rajon dhe e përafërt me çmimet në vendet e BE – së. Menjëherë pas kësaj deklarate, ZRrE doli me informatë se në mars apo prill të këtij viti do të ketë shqyrtim të tarifave të energjisë elektrike. ZRrE po e bënë punën që më së miri dinë ta bëjë, rrjepjen e lëkurës së konsumatorëve përmes vjedhjes duke fryrë dhe ngritur çmimin e rrymës dhe duke diskriminuar qytetarët në baza etnike. KMDLNj- ë ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të hetojë ZRrE -në për faktin se të gjitha nivelet gjyqësore kanë vërtetuar se qytetarët janë dëmtuar – vjedhur nga ky Rregullator i kriminalizuar për së paku 40 milionë euro. Pas hetimeve, KMDLNj mendon se kjo shifër do të dali shumë më e lartë”.

Në reagim thuhet se për KMDLNj është i pakuptueshëm dhe i papranueshëm mosreagimi i qytetarëve, si gjatë faturave me çmime shumë të larta dhe të papërballueshme muajve të fundit, ashtu edhe me ‘lojën e pingpongut për kompensim si dhe paralajmërim për shtrenjtim të radhës’.

“Qytetarët e Kosovës, në vend se të marrin kredi me kamata shumë të larta për t’i paguar faturat e rrymës, më efektive dhe më pak e kushtueshme do të ishte të protestojnë në numër të madh para ZRrE dhe qeverisë në mënyrë që t’i realizojnë të drejtat e tyre që brutalisht po iu shkelen. Deri sa qytetarët të heshtin, loja e pistë e ZRrE do të vazhdojë”, thuhet në fund të reagimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Trump tha se e ndali Serbinë të sulmonte Kosovën, Kurti: Faleminderit!

Trump tha se e ndali Serbinë të sulmonte Kosovën, Kurti: Faleminderit!

“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

Emisioni “Info Nata” 02.07.2025

Kurti: I quajta deputetë ‘nomadik’ jo për t’i ofenduar

Kurti: I quajta deputetë ‘nomadik’ jo për t’i ofenduar

Kurti: PDK është parti me 4-5 kryetarë, nuk ka ofertë për koalicion

Kurti: PDK është parti me 4-5 kryetarë, nuk ka ofertë për koalicion

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X