TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KLMDNJ: Kosova nuk ka kapacitet për emigrantë nga Britania

E ndonëse kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shprehur gatishmëri për pranimin e azilkërkuesve të refuzuar nga Britania, nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut thonë se Kosova nuk kapacitete për një marrëveshje të tillë.

by Doresa Geci
11 muaj ago
1 0
A A

Personat të cilët kanë kërkuar azil në Britani por janë refuzuar, mund të përfundojnë në Kosovë.

Kjo pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë që të njëjtit të vijnë këtu.

E si këmbim, Kurti ka kërkuar që Kosova të marrë mbështetje në fushën e sigurisë.

Një gjë të tillë po e shohin vështirë të realizueshme nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut.

Behxhet Shala nga KMDLNJ thotë se vendi nuk ka kapacitete për pranimin e azilkërkuesve të refuzuar nga Anglia.

“Kosova nuk ka kapacitet as me menaxhu e as me mbikëqyr. Nëse i merr Kosova, atëherë ata nuk mund të tatohen sikurse në burg pasi i kanë disa të drejta dhe ato të drejta nuk mund të plotësohen dhe automatikisht bëhet shkelja e të drejtave të njeriut. Këtë Kurti më shumë e ka bërë për të dalë nga një izolim”, ka vlerësuar ai.

Se cilat janë anët negative nga pranimi i këtyre migrantëve, i tregon edhe njohësi i çështjeve të Migracionit, Refki Morina.

“Nëse nuk bëhet një kalkulim i mirë i shpenzimeve, mund të na kushtojë, pra nëse Anglia nuk i merr disa shpenzime, mund t’ia lë Kosovës që t’i kryej. Poashtu edhe integrimi i azilkërkuesve kërkon një punë sistematike, një përkushtim të vazhdueshëm, kuadra profesional, që i edukon i bën harmonin”, thotë Morina.

Derisa sipas tij, kjo mundësi ka edhe anët e saj pozitive.

“Është pozitive se anglezët, grupet punuese që punojnë parashohin edhe shpenzimet e anglezëve në infrastrukturë, do të thotë në ndërtimin e qendrës së azilantëve, është e mirë se qytetarët kosovarë punësohen, gjithash një e mirë tjetër që e shoh unë është në aspektin diplomatik, Kosova me aq sa mundet i ndihmon Anglisë, në mënyrë që të ia kthejë atë që ata kanë bërë për neve”, shprehet Morina.

Muaj më parë, Qeveria në detyrë e Kosovës ishte shprehur e hapur për të biseduar me Britaninë për ndërtimin e qendrave për strehimin e azilkërkuesve të refuzuar nga ky vend.

Poashtu, Kosova u pajtua t’i strehojë 50 migrantë nga shtete të treta që qëndronin në SHBA.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjini në takim me ambasadorin e Norvegjisë: Populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë

Gjini në takim me ambasadorin e Norvegjisë: Populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë

Prokuroria: Thaçi i dha udhëzime Mustafës për mënyrën e dëshmisë

Prokuroria: Thaçi i dha udhëzime Mustafës për mënyrën e dëshmisë

Abdixhiku takon Prattipatin, diskutojnë për krizën institucionale

Abdixhiku takon Prattipatin, diskutojnë për krizën institucionale

​50 gjoba për motoçiklistët në Ferizaj, konfiskohen 14 motoçikleta dhe 8 trotinetë

​50 gjoba për motoçiklistët në Ferizaj, konfiskohen 14 motoçikleta dhe 8 trotinetë

Gjini në takim me ambasadorin e Norvegjisë: Populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë

Gjini në takim me ambasadorin e Norvegjisë: Populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë

Prokuroria: Thaçi i dha udhëzime Mustafës për mënyrën e dëshmisë

Prokuroria: Thaçi i dha udhëzime Mustafës për mënyrën e dëshmisë

Mijëra protestojnë pas hapjes së ambasadës së parë izraelite në Slloveni

Mijëra protestojnë pas hapjes së ambasadës së parë izraelite në Slloveni

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro

Katër anëtarë të së njëjtës familje vriten në sulm ajror izraelit në Gaza

Katër anëtarë të së njëjtës familje vriten në sulm ajror izraelit në Gaza

Haaland është gati të luajë si titullar kundër Real Madridit

Haaland largohet nga City në fund të sezonit

Allegri pranë shkarkimit te Napoli

Allegri pranë shkarkimit te Napoli

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën