Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së Faton Klinaku, ka thënë se pengimin e drejtësisë e ka bërë dhe e bën Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Ky reagim i tij ka ardhur pasi që sot EULEX ka arrestuar komandant ‘Topi’, Haxhi Shala, shkruan teve1.info
“Bastisjet, arrestimet e ekstradimet, siç ndodhi sot me bashkëluftëtarin Haxhi Shala, bëhen për t’i mbuluar dështimet dhe skandalet e njëpasnjëshme të tyre”, ka shkruar ai.
Gjykata Speciale nuk i ka komentuar raportimet se sot kanë filluar bastisjet dhe është arrestuar komandant ‘Topi’, Haxhi Shala.
Në një përgjigje për teve1.info thuhet se operacionet janë duke vazhduar në Kosovë dhe nuk kanë komente të mëtejshme./teve1.info