TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kjo pije shkakton rënien e flokëve

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Kjo pije shkakton rënien e flokëve

Një studim i ri sugjeron se konsumimi i tepërt i pijeve të ëmbla mund të lidhet me rënie të flokëve.

Dieta dhe ushqimi luajnë një rol vendimtar në shëndetin e flokëve, sidomos plotësimi me vitaminë D dhe hekur, ndërsa kufizimi i alkoolit dhe pijeve të gazuara mund të jetë i dobishëm”, shkruajnë studiuesit nga Universidade do Porto në Portugali, ka raportuar The Independent.

Këto përfundime bazohen në gjetjet e dekadës së fundit, ku është parë se konsumimi i pijeve të ëmbla lidhet me rrezik më të lartë për rënie të flokëve, sidomos te burrat.

Sipas studimeve, inflamacioni i shkaktuar nga ushqimet me sheqerna të thjeshta kontribuon në këtë dukuri.

Një studim i vitit 2023 nga Universiteti Tsinghua, ka zbuluar se konsumimi i 11 kënaçeve pije të ëmbla në javë (mbi 3,500 ml) e rrit rrezikun e rënies së flokëve te burrat.

Autorët kanë cekur se të dhënat ishin të vetëraportuara nga 1,028 pjesëmarrës, prandaj ishte e vështirë të përcaktohej shkaku i drejtpërdrejtë.

Studime të tjera e kanë përforcuar këtë lidhje.

Një kërkim i vitit 2016 kishte treguar se konsumimi i ushqimeve të përpunuara me sheqerna të thjeshta ishte “faktor indirekt i lidhur me rënien e flokëve”, pasi nxit prodhimin e tepruar të sebumit, substancë e yndyrshme që hidraton lëkurën dhe flokët.

Kjo tepricë e sebumit krijon kushte për shumimin e baktereve në skalp, duke shkaktuar irritim dhe inflamacion, që kontribuojnë në humbjen e flokëve.

“Gjetjet sugjerojnë se ndërhyrjet në mënyrën e ushqyerjes mund të jenë të rëndësishme për parandalimin dhe menaxhimin e problemeve si alopecia dhe rënia e flokëve.

Megjithatë, nevojiten studime të tjera për t’i kuptuar më thellë këto lidhje dhe për të zhvilluar rekomandime të bazuara në prova për promovimin e shëndetit të flokëve përmes ushqyerjes”, thuhet në raportin e studimit të autorëve portugezë.

Rënia e flokëve më së shpeshti lidhet me alopecinë androgjenetike, e njohur ndryshe si tullaci e trashëguar, që prek si burrat, ashtu edhe gratë.

Sipas Mayo Clinic, ekzistojnë trajtime efektive për disa forma të rënies së flokëve, përfshirë medikamentet si Propecia për burrat dhe Rogaine për të dy gjinitë, si dhe ndërhyrjet kirurgjikale.

Në disa raste, flokët mund të rriten përsëri edhe pa trajtim.

Nga ana tjetër, analiza ka nxjerrë në pah se marrja e mjaftueshme e vitaminës D dhe hekurit lidhet me uljen e ashpërsisë së alopecisë dhe përmirësimin e rritjes së flokëve

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shenjat që tregojnë se jeni të lodhur shpirtërisht, jo fizikisht

Shenjat që tregojnë se jeni të lodhur shpirtërisht, jo fizikisht

Gjashtë ushqimet më të mira për shëndetin e syve

Gjashtë ushqimet më të mira për shëndetin e syve

Pse duhet ta shmangni konsumin e ujit të gazuar

Pse duhet ta shmangni konsumin e ujit të gazuar

Si trajtohen ndrydhjet: Metoda që ndihmojnë rikuperimin e ligamenteve të tendosura

Si trajtohen ndrydhjet: Metoda që ndihmojnë rikuperimin e ligamenteve të tendosura

Qindra të vrarë në protestat në Iran, Teherani në gjendje alarmi

Qindra të vrarë në protestat në Iran, Teherani në gjendje alarmi

Dalja e votuesve deri në orën 17:00 është 39,61%

AKI udhëheq në Gostivar dhe Vrapçisht

Derbi Inter – Napoli nuk jep fitues

Derbi Inter – Napoli nuk jep fitues

Raphinha shpallet MVP i Superkupës së Spanjës

Raphinha shpallet MVP i Superkupës së Spanjës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Jashari shpallet lojtar i vitit në kampionatin belg

Jashari shpallet lojtar i vitit në kampionatin belg

Auto Draft

Vërshimet në Carallukë – uji iu hyri në shtëpi, detyrohen ta shembin urën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën