TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kjo është thirrja e punëtorëve të RTK-së karshi Kurtit

by teve1
5 muaj ago
0
A A
Kjo është thirrja e punëtorëve të RTK-së karshi Kurtit

Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) nga sot kanë nisur grevën e përgjithshme dyorëshe për shkak të mosmarrjes së pagave.

Përfaqësuesit sindikalë të RTK-së i bëjnë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të ndërmarrë veprime të menjëhershme ligjore dhe të gjejë zgjidhje për t’i siguruar buxhetin RTK-së.

Në të kundërtën, ata thanë se do t’i ashpërsojnë masat, mes tjerash edhe bojkotimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, si dhe mos­përcjelljen e aktiviteteve politike.

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së, Gëzim Bimbashi, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duhet t’i sigurojë buxhetin RTK-së, pasi ka zgjidhje ligjore për një gjë të tillë.

“Prej sot jemi në grevë dyorëshe. Ne herët kemi hyrë në edicion të lajmeve, në vendin e punës tonë ku punojmë çdo ditë, për me shpreh pakënaqësinë tonë. Po hyjmë në muajin e dytë pa asnjë sinjal nga askush, andaj injorimi i kërkesave tona na ka sjellë deri këtu. Na kanë injoruar kërkesat si sindikatë dhe i kemi bërë thirrje më herët Kuvendit, por u shpërnda Kuvendi. Tash po bëjmë thirrje te qeveria, te kryeministri Kurti. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të ndërmarrë veprime të menjëhershme ligjore dhe të gjejë zgjidhje, pasi ka zgjidhje ligjore. Gjatë kësaj kohe unë kam takuar avokatë dhe njohës të ligjit dhe më janë prezantuar disa nga format që qeveria mund t’i ndërmarrë shumë shpejt dhe nuk bien në kundërshtim me ligjin. Prandaj kjo mbetet në vullnetin e qeverisë dhe kryeministrit Kurti për të gjetur ndonjë zgjidhje”, tha ai.

Në të kundërtën, Bimbashi tha se do t’i ashpërsojnë masat, madje do të bojkotojnë të gjitha aktivitetet politike si dhe fushatën elektorale.

“Në fund të kësaj jave do t’ju njoftojmë për masat e tjera. Fillimisht kemi shkuar me grevë dyorëshe dhe nga fundi i javës do të dalim me qëndrime për të vazhduar tutje. Greva nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë çdo ditë. Ne, nëse nuk bëhet një zgjidhje, do të kërkojmë që të pezullohet mbulimi i fushatës elektorale, jo prej qejfit dhe dëshirës”, shtoi Bimbashi.

Në anën tjetër, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, tha se situata e RTK-së është e paprecedent dhe e papranueshme për AGK-në. Duke shprehur përkrahjen ndaj grevës së RTK-së, ai tha se sigurimi i buxhetit për RTK-në është në dorën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati.

Ai bëri thirrje që të ndalohet presioni politik dhe financiar ndaj RTK-së.

“Kjo është një situatë e paprecedent dhe e papranueshme për transmetuesin publik. Ne e përkrahim grevën e sotme, përkrahim edhe masat e tjera në të ardhmen që sindikata mund t’i marrë, siç u përmend edhe bojkotimi i fushatës zgjedhore që do të ishte hapi minimal i ngjarjeve politike. Si AGK, që e kemi thënë edhe të kaluarën, ka vetëm një adresë të përgjegjësisë që është Qeveria e Kosovës. Gjithçka është në dorën e kryeministrit Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati. Tashmë kanë edhe një përparësi për të ndërmarrë hapa pasi nuk janë ligjërisht deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë vetëm kryeministër në detyrë dhe ministër në detyrë. Një argument më shumë për të marrë një vendim dhe për të ndarë buxhetin për tre muaj”, theksoi ai.

Sindikatat paralajmërojnë se greva do të vazhdojë deri në alokimin e buxhetit për RTK-në dhe, përveç grevës, do të organizojnë edhe protestë para Qeverisë dhe Kuvendit ditët në vijim.

Në mungesë të pagave dhe zgjidhjes institucionale, sipas tyre rrezikohet funksionimi i programeve dhe misioni publik i transmetuesit të vetëm në vend./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Projektligji për çmimet përplas pushtet-opozitë, Komisioni e miraton në parim

Projektligji për çmimet përplas pushtet-opozitë, Komisioni e miraton në parim

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Irani thotë se do të tërhiqet nga marrëveshja e armëpushimit nëse Izraeli vazhdon të sulmojë Libanin

Irani thotë se do të tërhiqet nga marrëveshja e armëpushimit nëse Izraeli vazhdon të sulmojë Libanin

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur në Gjakovë

Trump pret Rutten në SHBA mes kërcënimeve për largim nga NATO

Trump pret Rutten në SHBA mes kërcënimeve për largim nga NATO

Kreu i Lidhjes Arabe akuzon Izraelin se po përpiqet të minojë çdo marrëveshje për paqen rajonale

Kreu i Lidhjes Arabe akuzon Izraelin se po përpiqet të minojë çdo marrëveshje për paqen rajonale

Projektligji për çmimet përplas pushtet-opozitë, Komisioni e miraton në parim

Projektligji për çmimet përplas pushtet-opozitë, Komisioni e miraton në parim

Emisioni “Ditari” 08.04.2026

Emisioni “Ditari” 08.04.2026

OKB paralajmëron për rritjen e dhunës ndaj palestinezëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor

OKB paralajmëron për rritjen e dhunës ndaj palestinezëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Irani thotë se do të tërhiqet nga marrëveshja e armëpushimit nëse Izraeli vazhdon të sulmojë Libanin

Irani thotë se do të tërhiqet nga marrëveshja e armëpushimit nëse Izraeli vazhdon të sulmojë Libanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën