Një qytetar në Fushë-Kosovë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dyshohet se para një jave e kishte sulmuar një qytetar tjetër duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, raporton teve1.info
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur më 10 prill, ndërsa pas veprimeve hetimore i dyshuari është arrestuar të mërkurën.
“Fushë Kosovë / 10.04.2024-12:30. Pas veprimeve hetimore me datën 17.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me datën e lartcekur dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.