TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kisha serbe “mbron” Paunoviqin, reagim i Institutit “Octopus” ndaj deklaratës së Eparkisë së Rashkës -Prizrenit

by Teve1
59 minuta ago
2
A A
Kisha serbe “mbron” Paunoviqin, reagim i Institutit “Octopus” ndaj deklaratës së Eparkisë së Rashkës -Prizrenit

Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus” e vlerëson deklaratën e Eparkisë së Rashkës-Prizrenit si një përmbledhje të narrativave manipuluese të Serbisë, e cila mbron në mënyrë implicite ministren e Administratës Shtetërore në Serbi, Snezana Paunoviq, lidhur me deklaratat për ‘spastrim etnik në Kosovë’.

Kjo deklaratë ka bërë bujë edhe në çarqet ndërkombëtare, por Serbia ende nuk ka marrë masa madje i ka dal në mbrojte ministres Paunoviq.

“Pas reagimeve të ashpra ndërkombëtare ndaj deklaratës për “spastrimin etnik të Kosovës”, Eparkia tenton shpërqendrimin nga përgjegjësia politike e Beogradit, duke përsëritur pretendimet viktimizuese për “diskriminimin, shtypjen dhe terrorin” ndaj serbëve në Kosovë. Në komunikimin strategjik, ky është një model i njohur i menaxhimit të krizës informative, duke e transferuar narrativën te Kisha si institucion fetar me peshë morale dhe simbolike. Deklarata “Pozita gjithnjë e më e rëndë e popullit serb dhe e Kishës në Kosovë e Metohi”, përdor një gjuhë që tejkalon shqetësimet për të drejtat fetare, duke përsëritur narrativën se gjoja serbët në Kosovë po përballen me “zhdukje të plotë”. Një formulim i tillë, me ngarkesë politike e psikologjike, nuk ka për qëllim vetëm manipulimin e opinionit ndërkombëtar, por edhe ‘arsyetimin’ e deklaratës së Paunoviqit, duke projektuar një proces të ngjashëm me spastrimin etnik. Kisha Ortodokse Serbe, e cila pak ditë më parë e dekoroi mohimin e Reçakut dhe “legalisten” e krimeve të luftës në Kosovë me “Urdhrin e Shën Savës” për Danica Marinkoviqin, aktivizohet si një faktor amortizues ndaj presionit ndërkombëtar, duke rehabilituar Millosheviqin dhe legjitimuar qëllimet e “Botës Serbe”. Ky është projekti hegjemonist i përshtatur në rrethanat e pasluftës, të cilin Serbia synon ta avancojë përmes strategjisë hibride, duke relativizuar përgjegjësinë për krimet e dokumentuara dhe të dënuara ndërkombëtarisht”, shkruhet në reagimin e publikuar nga Instituti “Octopus”.

“Për Institutin “Octopus” është veçanërisht shqetësues fakti se Kisha Serbe nuk distancohet nga deklarata e Paunoviqit dhe mbrojtja e Ivica Daçiqit, ndërsa pretendimet për diskriminim etnik e fetar i “bazon” në strategjinë hibride të sabotimit të Kosovës: eliminimin e strukturave ilegale si diskriminim institucional; integrimin e sistemit paralel të arsimit dhe shëndetësisë si cenim të qasjes; provokimet shoviniste si liri e shprehjes, etj. Pretendimi i Kishës se pa reagim të menjëhershëm ndërkombëtar mund të ndodhë “zhdukja e popullit serb”, është konstruksion viktimizues me ton alarmist, që synon përmbysjen e roleve, me përceptimin për serbët si viktima ekzistenciale. Kjo teknikë është përdorur vazhdimisht për ta relativizuar trashëgiminë e politikës së Millosheviqit dhe për ta paraqitur Serbinë si “mbrojtëse” të një populli të kërcënuar”, thuhet në reagim.

Instituti e vlerëson këtë si luftë hibride.

“Në aspektin e luftës hibride, deklarata përmban elemente të qarta të operacioneve të ndikimit:  transferim të narrativës nga aktorët politikë te autoriteti moral i Kishës, zhvendosje të vëmendjes nga deklarata e ministres Paunoviq te “diskriminimi i serbëve”, amplifikim të kërcënimit përmes termave si “zhdukje”, “presion sistematik” dhe “persekutim”, ndërkombëtarizim të narrativës përmes thirrjeve drejtuar KFOR-it, BE-së, OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare”.

Instituti “Octopus” rikujton se mbrojtja e të drejtave dhe e trashëgimisë së komuniteteve pakicë, përfshirë Kishën Ortodokse Serbe, janë të garantuara në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, në bashkërendim dhe vlerësim me partnerët ndërkombëtarë.

“Ashtu si me retorikën e dënuar të ministres Paunoviq dhe kërkesën e përsëritur ndaj Vuçiqit për dorëzimin e “heroit” Radoiçiq, Bashkimi Evropian, NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta trajtojnë me seriozitet edhe kërcënimin që paraqet Kisha Serbe përmes glorifikimit të terroristëve dhe dekorimit të mohuesve të gjenocidit. Nuk duhet lejuar që propaganda të maskohet si shqetësim humanitar.  Përndryshe, transformimi i një deklarate fetare në një mesazh të komunikimit strategjik është sfidë serioze për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, përfundon reagimi i Institutit “Octopus”.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia e Kosovës  reagon ndaj komunikatës së Eparkisë Rashë-Prizren: Reagim i pabazuar që krijon perceptim të rremë

Policia e Kosovës reagon ndaj komunikatës së Eparkisë Rashë-Prizren: Reagim i pabazuar që krijon perceptim të rremë

Eurodeputeti gjerman pas deklaratës skandaloze të ministres serbe Paunoviq: Pres shkarkimin e saj

Eurodeputeti gjerman pas deklaratës skandaloze të ministres serbe Paunoviq: Pres shkarkimin e saj

FSK pjesë e konferencës së Forcave Ajrore Amerikane për Evropë, ushtarët vizitojnë Bazën Ajrore të Kuçovës në Shqipëri

FSK pjesë e konferencës së Forcave Ajrore Amerikane për Evropë, ushtarët vizitojnë Bazën Ajrore të Kuçovës në Shqipëri

Fundjavë e nxehtë në Kosovë, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 35 gradë

Fundjavë e nxehtë në Kosovë, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 35 gradë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën