Joshua Kimmich ka rinovuar kontratën me Bayern Munchenin dhe do të jetë pjesë e ekipit gjerman deri në verën e vitit 2029.
Kimich kishte kontratë me Bayernin deri në fund të këtij sezoni dhe përkundër ofertave nga klubet tjera, si vendosi ti mbetet besnik bavarezëve.
30-vjeçari është pjesë e Bayernit prej vitit 2015 dhe këtë sezon ka shënuar 1 gol e ka bërë 10 asistime në 39 paraqitje në të gjitha garat.
Ai karrierë ka bërë edhe te Stuttgarti e Leipzigu, ndërsa është kapiten i Kombëtares së Gjermanisë për të cilën ka regjistruar 97 paraqitje dhe ka shënuar 7 gola.