KFOR ka njoftuar se ka realizuar patrullime në disa komuna të Kosovës, përfshirë edhe zonat e Kosovës perëndimore, në kuadër të angazhimeve për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit.
Sipas njoftimit, patrullimet janë zhvilluar si këmbësore ashtu edhe me mjete motorike, me qëllim të ruajtjes së një pranie të dukshme dhe fleksibile në terren, si dhe për të marrë informacione të drejtpërdrejta mbi situatën e sigurisë.
KFOR thekson se aktivitete të tilla kontribuojnë në forcimin e koordinimit dhe ndërveprimit ndërmjet njësive multinacionale, duke mbështetur stabilitetin në përputhje me mandatin e misionit.




