Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur një mbledhje Elektronike në të cilën i ka propozuar Kuvendit të Kosovës emrat për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të energjisë
Të propozuarit nga Qeveria janë: Arta Qorolli – Isufi, Drita Desku, Adnan Preniqi, Arjeta Pajaziti – Qerimi, Kujtim Hoxha, Naim Sahiti.
Në këtë mbledhje është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për bartje të së drejtës së shfrytëzimit, nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës, te Ministria e Shëndetësisë me qëllim të ndërtimit të objekteve të Institutit Special në Shtime dhe Qendrës Rehabilituese të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime.
Poashtu është emëruar bordi i përkohshëm i drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës “NKEC”, me këtë përbërje: Alban Krasniqi, kryesues, Elvisa Destanovic, anëtare, Dhurata Gutaj, anëtare, Ismet Vrapqani, anëtar.
Qeveria ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve dhe ka emëruar Bordin e përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë Sh. A., me këtë përbërje: Izja Mjeku, kryesuese; Arlindja Nallbani, anëtare;Besnik Aliu, anëtar; Valbona Fazliu Xheladini, anëtare./teve1.info.







