TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Këshilli Kombëtar Shqiptar: Asnjë shqiptar në listat për pranim në polici në Luginë

nga tëvë1
3 muaj më parë
0
A A
Serbia ia ulë buxhetin Këshillit Kombëtar Shqiptar, për ta shpresë Qeveria e Kosovës

Lugina e Preshevës

Këshilli Kombëtar Shqiptar, ka reaguar sot pasdite pas publikimit të listave nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, në lidhje me konkursin e fundit për policë.
Kryetari i këtij Këshilli, Enkel Rexhepi ka thënë se në këto lista nuk figuron asnjë shqiptar i pranuar.

Sipas Rexhepit, ky është një sinjal alarmant dhe dëshmi e qartë të diskriminimit sistematik ndaj shqiptarëve në institucionet shtetërore serbe.

“Në listën e fundit të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, nga 43 kandidatë të pranuar në konkursin për policë, nuk është pranuar asnjë shqiptar. Po ashtu edhe në Medvegjë nga 22 polic, asnjë shqiptar”, ka shkruar Rexhepi në Facebook.

Ai theksoi se nga viti 2002 deri në 2004 u arrit të përfshihen një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve në polici.

“Por që nga ajo kohë, dhe për më shumë se një dekadë – nuk është pranuar asnjë shqiptar i ri në stacionet policore në Luginë”, thuhet në reagimin e Këshillit.
Ai ka shtuar se: “Sipas të dhënave që disponon Këshilli Kombëtar Shqiptar, nëse ky trend vazhdon, me daljen në pension të kuadrove aktuale dhe me mospranimin e policëve të rinj, shumë shpejt do të kthehemi në gjendjen e vitit 2001, kur shqiptarët ishin plotësisht të përjashtuar nga policia dhe institucionet e tjera shtetërore”.

Në reagim e tij thuhet po ashtu se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka ngritur vazhdimisht këtë shqetësim, duke avokuar si në instancat shtetërore, ashtu edhe tek faktori ndërkombëtar, për rikthimin e programit të policisë multietnike, sepse është e vetmja rrugë për të siguruar përfaqësim të drejtë dhe proporcional, ashtu siç e parashikon kushtetuta, konventat ndërkombëtare dhe vetë Marrëveshja e Konçulit dhe Plani 7 pikësh.

Rexhepi ka shtuar po ashtu se mospërfshirja e shqiptarëve në polici nuk është vetëm padrejtësi, por është shkelje e marrëveshjeve dhe rrezik për bashkëjetesën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dorni i lëshuar nga Huthi godet një aeroport në Izrael

Dorni i lëshuar nga Huthi godet një aeroport në Izrael

Numri i të vdekurve në Gaza nga sulmet izraelite rritet në 493

Pesë palestinezë të tjerë vdesin nga uria në Gaza, shifra e përgjithshme rritet në 387

​Dorëhiqet kryeministri i Japonisë

​Dorëhiqet kryeministri i Japonisë

​Të afërmit e viktimave: Pse nuk është vlerësuar ende aktakuza për zjarrin në Koçan?

​Të afërmit e viktimave: Pse nuk është vlerësuar ende aktakuza për zjarrin në Koçan?

Çka thanë për Gjykatën Kushtetuese, Kurti dhe Konjufca?

Çka thanë për Gjykatën Kushtetuese, Kurti dhe Konjufca?

Kurti shpalosi prioritetet e tij pas mandatimit për kryeministër

Kurti shpalosi prioritetet e tij pas mandatimit për kryeministër

Paraburgim ndaj dy të dyshuarave për fajde e shpëlarje të parave

Allegri me fjalë të mëdha për Jasharin

Ardon Jashari nuk kthehet në fushë deri në nëntor

Shqipëria mposht minimalisht Gjibraltarin

Uzuni rikuperohet për Letoninë

Suedia zhvillon stërvitjen e fundit para duelit në Prishtinë

Suedia zhvillon stërvitjen e fundit para duelit në Prishtinë

Lewandowski: Barça nuk e meriton eliminimin nga Championsi

Lewandowski largohet nga Barcelona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X