TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin në rastin e mashtrimit me kriptovaluta në Ferizaj

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin në rastin e mashtrimit me kriptovaluta në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se i ka propozuar Gjykatës Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet V.N., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Sipas njoftimit zyrtar, kërkesa lidhet me rastin e datës 29 prill 2026, kur fillimisht ishin ndaluar dy persona të dyshuar me inicialet A.L. dhe R.J., ndërsa i dyshuari V.N., që dyshohet se ishte i përfshirë në rast, kishte arritur të largohej nga vendi i ngjarjes.

Prokuroria njofton se ekziston dyshimi i bazuar se më 17 prill 2026, rreth orës 19:00, në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj, i pandehuri V.N., në bashkëkryerje me A.L. dhe R.J., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë mashtruar disa persona duke u paraqitur rrejshëm si posedues të kriptovalutave të llojit USDT.

Sipas organit të akuzës, të dyshuarit kishin pretenduar se do të transferonin kriptovalutat përmes portofolit digjital “wallet”, ndërsa për realizimin e skemës kishin siguruar fillimisht një lokal me qira dhe kishin organizuar takim me të dëmtuarit me inicialet E.F., A.F. dhe Rr.K.

Në njoftim thuhet se të dyshuarit arritën t’ua marrin viktimave shumën prej 12 mijë eurosh dhe më pas u larguan në drejtim të panjohur.

Tutje, Prokuroria ka bërë të ditur se pas veprimeve operative është zbuluar se të dyshuarit dyshohej se planifikonin ta përsërisnin të njëjtën skemë mashtrimi në rrugën “Ismail Reka” në Kaçanik.

I dyshuari V.N. ndodhet nën masën e ndalimit 48-orësh që nga 7 maji 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestë edhe në Mitrovicë për Arlinda Zekaj

Protestë edhe në Mitrovicë për Arlinda Zekaj

​Gërvalla e Sveçla sot flasin për rastin e Arlinda Zekajt, në të njëjtën orë protestë para Qeverisë

​Gërvalla e Sveçla sot flasin për rastin e Arlinda Zekajt, në të njëjtën orë protestë para Qeverisë

​Mot i vranët dhe me reshje shiu sot në Kosovë, temperaturat deri në 15 gradë

​Mot i vranët dhe me reshje shiu sot në Kosovë, temperaturat deri në 15 gradë

Keqekolla-Sadiku: Kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja duhej të arrestoheshin

Haziri: E sfidoj Kurtin për Kodin Civil, tash nuk e bën sepse nuk i duhet

Haziri: E sfidoj Kurtin për Kodin Civil, tash nuk e bën sepse nuk i duhet

Tre muaj aftësim për policët, ekspertët thonë se është e pamjaftueshme

Musliu: Ceremonia e diplomimit të policëve të rinj është shtyrë në mungesë të uniformave

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së saj, s’mundemi me dëmtua në emër të demokracisë së brendshme

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së saj, s’mundemi me dëmtua në emër të demokracisë së brendshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën