TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Kërkohet më tepër mbështetje institucionale për personat e prekur me epilepsi

nga Tëvë1
6 muaj më parë
1
A A
​Kërkohet më tepër mbështetje institucionale për personat e prekur me epilepsi

Epilepsia është ndër sëmundjet më të shpeshta neurologjike në Kosovë, por për shkak të mungesës së të dhënave nuk ka numër të saktë të pacientëve. Në QKUK i bëjnë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë për më shumë mbështetje ndaj të prekurve me këtë sëmundje pasi kostoja e terapisë është e lartë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Epilepsisë, neurologia në Klinikën Neurologjike pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Melihate Pushka i bëri thirrje Ministrisë së Shëndetësisë për më shumë mbështetje ndaj të prekurve me këtë sëmundje, sa i përket furnizimit me barna esenciale.

Reklamë

Në një intervistë për KosovaPress, Pushka theksoi shpesh heziton t’iu përshkruajë pacientëve antiepileptikë të rinj, pasi nuk janë të përfshirë në listën e barnave esenciale e që kostoja e tyre është e lartë sipas saj.

“Iu bëj thirrje apo apel të gjitha institucioneve tona shëndetësore, sidomos Ministrisë së Shëndetësisë që është si organ, i cili i krijoi politikat shëndetësore që t’iu japim më shumë mbështetje pacientëve me epilepsi duke pasur parasysh se është sëmundje kronike për të cilën duhet marrë barna, për shumicën e tyre, pothuajse gjatë tërë jetë. E që kostoja e trajtimit në kushtet tona, por edhe gjithkund në botë, është shumë shpesh e papërballueshme. Te ne ekziston një kufizim mjaft i madh buxhetor sa i përket asaj se sa barna mund të jepen dhe sa janë në listë esenciale sidomos prej antiepileptikëve të rinj, të cilët hezitojmë shumë shpesh edhe t’i përshkruaj për arsye se ata kanë një kosto mjaftë të madh”, tha Pushka.

Neurologia Melihate Pushka potencoi se epilepsia është ndër sëmundjet më të shpeshta neurologjike në Kosovë. Derisa tregoi se për shkak të mungesës së data-bazës në vendin tonë nuk ka numër të saktë të pacientëve të prekur me këtë sëmundje, teksa moshat më të prekura janë ata deri në moshën 25-vjeçare.

“Duke pasur parasysh se epilepsia është sëmundja më e shpeshtë neurologjike. Diku 1.2 për qind të popullatës në të gjitha vendet e kanë prevalencën, pra numri i pacientëve i bie 1.2 për qind në popullatë, teka to vende të cilat i kanë të dhënat statistikore. Ne nuk kemi numra të saktë, të mirëfilltë sepse nuk kemi databazë të këtyre pacientëve. Por, dhe tek definitivisht është sëmundja më e shpeshtë neurologjike. Mund të japim vetëm projeksione të numrave të përafërt. Por, numrin e sigurt nuk e kemi. Duke pasur parasysh se sa shumë punë kemi në kabinetet tona elektro-fiziologjike, të EG-së dhe sa shpesh kemi pacientë të cilët vijnë në ambulanca specialistike përveç atyre të shtrirëve me epilepsi, definitivisht është një problematikë shumë e shpeshtë neurologjike e cila është posaçërisht e rëndësishme, sepse i prek moshat e reja, kryesisht. Epilepsi është sëmundje e cila është e shpeshtë prej fëmijërisë deri në moshën 25 vjeçare…Epilepsia mund të paraqitet në çdo moshë. Mirëpo, është me shpeshtë deri në 25 vjeç dhe pas moshës 65-vjeçare”, potencoi Pushka.

Pushka tha se menaxhimi i epilepsisë në dekadën e fundit ka shënuar progres, pasi pacientët janë më të informuar rreth kësaj sëmundjeje.

“A është epilepsia sëmundje e shërueshme? Nëse mendohet shërimi në kuptim të mos përsëritjes së sulmeve, jo të shërimit të shkaktarit. Ka shërim të shkaktarit që quhet shërim etiologjik. Kjo i bie nëse ke një infeksion bakterial dhe të jep antibiotikun doktori dhe ti shërohesh, ndërsa mjekim është nëse merr terapi për një problematikë dhe si rrjedhim i trajtimit nuk përsëritet më ai problem. Në epilepsi, shumica e epilepsisë, 70 për qind në përgjithësi është sëmundje kronike. Do të thotë se ata pacientë gjatë tërë jetës së vet do të marrin terapi. Një 30 përqindësh ndoshta janë raste, të cilat pas menaxhimit disa vjeçar do t’iu ndërpritet terapia dhe më nuk do t’iu përsëritet”, tregoi Pushka.

Ndër të tjera, Pushka tregoi se epilepsia prek të dyja gjinitë, pa përjashtim.

Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë (IED) është një ngjarje globale e kujdesit shëndetësor, e cila sivjet shënohet me temën “Udhëtimi im i epilepsisë”.

Ngjarja synon të bashkojë pacientët që vuajnë nga epilepsia dhe të krijojë një ndjenjë komuniteti për të diskutuar gjendjen, profilin e saj epidemiologjik, diagnozën dhe trajtimin.

Epilepsia është një gjendje mjekësore e përhapur që jo vetëm që prek individin fizikisht, por gjithashtu ka ndikime të rëndësishme psikologjike dhe emocionale si te pacientët ashtu edhe te kujdestarët./kp

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kurti: Mbi 345 metra material fizik ruhen në arkivat e Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës

​Kurti: Mbi 345 metra material fizik ruhen në arkivat e Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës

MASHTI ekzekuton pagesat e para për tekste shkollore, mbi 120 mijë përfitues

MASHTI ekzekuton pagesat e para për tekste shkollore, mbi 120 mijë përfitues

Njësitë Antikontrabandë kapin një automjet me kafe të kontrabanduar në Han të Elezit

Njësitë Antikontrabandë kapin një automjet me kafe të kontrabanduar në Han të Elezit

​Prezantohet aneksi i Metodologjisë së IKKL-së për dokumentimin e krimeve ekonomike të luftës

​Prezantohet aneksi i Metodologjisë së IKKL-së për dokumentimin e krimeve ekonomike të luftës

Kina dhe Arabia Saudite zotohen të thellojnë bashkëpunimin

Kina dhe Arabia Saudite zotohen të thellojnë bashkëpunimin

​Kurti: Mbi 345 metra material fizik ruhen në arkivat e Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës

​Kurti: Mbi 345 metra material fizik ruhen në arkivat e Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës

Trump vendos tarifa 50% ndaj importeve nga India

Trump vendos tarifa 50% ndaj importeve nga India

MASHTI ekzekuton pagesat e para për tekste shkollore, mbi 120 mijë përfitues

MASHTI ekzekuton pagesat e para për tekste shkollore, mbi 120 mijë përfitues

Danimarka thërret të ngarkuarin me punë të SHBA-së pas dyshimeve për ndërhyrje në statusin e Grenlandës

Danimarka thërret të ngarkuarin me punë të SHBA-së pas dyshimeve për ndërhyrje në statusin e Grenlandës

Portugalia mposht Çekinë në Riga

Portugalia mposht Çekinë në Riga

Ish-shefi i inteligjencës izraelite: Për çdo person të vrarë më 7 tetor, duhet të vdesin 50 palestinezë

Izraeli paralajmëron evakuimin e Gazës – SHBA mbledh zyrtarë për planifikimin e pasluftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X