TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kërkohen dënime më të larta për armëmbajtjen pa leje nga qytetarët

Qytetarët që mbajnë armë pa leje, zakonisht e kalojnë vetëm me dënim me gjobë. E kjo për ekspertët e sigurisë është shqetësuese, pasi sipas tyre duhet të ketë dënime më të ashpra ndaj atyre që kanë armë pa leje.

by Rinesa Osmanaj
12 muaj ago
0 0
A A

Brenda tri vitesh, vetëm një personi i është shqiptuar dënim me burgim për armëmbajtje pa leje.

Të tjerët, këtë e kalojnë vetëm me gjobë.

Ani pse, sipas legjislacionit të Kosovës, parashihet dënim me burgim deri në pesë vjet.

Kështu ka dalë me një raport, Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Ndërsa Policia e Kosovës, për tëvë1 tregoi se vetëm gjatë vitit 2024 janë konfiskuar 814 armë, 578 më pak se sa vitin 2023.

“Gjatë periudhës janar- korrik 2024, janë konfiskuar 814 armë të ndryshme, gjatë vitit 2023, janë konfiskuar 1392 armë të ndryshme dhe gjatë vitit 2022, janë konfiskuar 1473 armë të ndryshme”, thuhet nga Policia e Kosovës.

E gjithë këtë situatë, eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi po e sheh si dështim të shtetit.

“Shteti ka dështuar që ta minimizojë prirjen për përdorimin e armëve, prirjen për bartjen e armëve pa leje. Politika ndëshkimore është njëri nga faktorët që ndikon që përdorimi i armëve pa leje të bëhet për qëllime kriminale, mirëpo janë edhe një sërë faktorësh tjerë. Statistikat tregojnë se më tepër janë përdorë armë zyrtare në vrasje e në plagosje se sa armatim i dhënë me leje dhe qe qytetari është pajisur në mënyrë të rregullt”, thotë Kajtazi.

Për dënime më të ashpra ndaj përdoruesve të armëve pa leje, është edhe eksperti tjetër i sigurisë, Selam Shkodra.

“Me ndryshimet të kodit penal të fundit është ashpërsuar masat, e njeh edhe burgin me dënim efektiv por besoj që IKD është dashtë ta spjegojë që kanë qenë ndoshta kryerësit për shkak të procesit që ka ardh më vonë në gjykatë, kanë qenë me kodin e vjetër. Unë mendoj që nëse janë recidivistë, duhet të jenë dënimet më të ashpra pse jo edhe me burg”, thotë Shkodra.

Sipas hulumtimit të IKD-së, çdo vit në Kosovë futen deri në 1,300 armë të reja.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Deputetët zviceranë me një rezolutë kërkojnë drejtësi e barazi në Hagë

Mot kryesisht me diell në ditët e para të vitit 2025

Dita më e ftohtë e javës do të jetë e enjtja

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Konjufca pritet të jetë kryenegociator i dialogut me Serbinë

Auto Draft

UP kërkon rikthimin e objektit në veri të Mitrovicës

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Deputetët zviceranë me një rezolutë kërkojnë drejtësi e barazi në Hagë

Goli i 16-të i Muriqit në La Liga

Goli i 16-të i Muriqit në La Liga

Mot kryesisht me diell në ditët e para të vitit 2025

Dita më e ftohtë e javës do të jetë e enjtja

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Konjufca pritet të jetë kryenegociator i dialogut me Serbinë

Auto Draft

UP kërkon rikthimin e objektit në veri të Mitrovicës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën