TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kërcënimi me vrasje në një dasëm, shkak procesi gjyqësor “Brezovica”

Dy ditë më parë, në një dasëm në Fushë Kosovë, një dëshmitar në rastin “Brezovica” u kërcënua me vrasje nga një person tjetër, i cili më parë kishte qenë i dyshuar për po këtë rast. I dyshuari është arrestuar dhe është nën masën e ndalimit prej 48 orësh, në pritje të kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.

by Florijeta Dernjani
2 orë ago
0 0
A A

Për disa ditë rresht, në muajin nëntor të vitit 2025 dhe janar e shkurt 2026, dëshmoi në Gjykatën Themelore në Pejë.

Alban Qoku, në cilësinë e dëshmitarit bashkëpunues, dëshmoi për rastin e njohur si “Brezovica”.

Deklarata e tij para gjykate, me urdhër të Gjykatës ishte ndaluar të publikohej.

Megjithatë, për këtë deklaratë Qokut i dolën telashe.

Detaje në lidhje me incidentin, dha Prokuroria Themelore në Ferizaj.

“I pandehuri R.K ka kanosur seriozisht se do ta vras të dëmtuarin i cili ishte i pranishëm në një dasëm, me fjalët “vetëm qenke me fëmijë se pa të vra në këtë vend nuk e kisha lanë”, i cili është edhe dëshmitar bashkëpunues në çështjen penale të njohur si “Brezovica” me qëllim të frikësimit të tij që të përmbahet nga dhënia e deklaratave në këtë çështje penale e cila është në shqyrtim gjyqësor në Gjykatën Themelore në Pejë”, ka njoftuar Prokuroria.

I pandehuri R.K është ndaluar prej 48 orëve, ndaj të cilit është paralajmëruar edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimet për veprat penale  “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I dyshuari është emër i njohur për organet e drejtësisë.

Madje, edhe ai lidhet me çështje rreth Brezovicës.

“Ka qenë i pandehur për shmangie tatimi për një pronë në Brezovicë, mirëpo ka pushuar hetimi sepse nuk është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, që është standard për ngritje të aktakuzës”, ka thënë Maloku.

Gjyqi në rastin “Brezovica” po zhvillohet ndaj 12 të akuzuarve për korrupsion, Bratislav Nikoliq, Dimitrije Reciceviq, Hysni Bajrami, Dragomir Milosavleviq, Sasha Milosavleviq, Arben Çitaku, Bedri Halimi, Mustafë Hyseni, Hysein Ajdini, Raif Bajrami, Sasha Spasiq dhe Jadran Kostiq.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile

QKUK jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Prishtinë

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Kërcënimi me vrasje në një dasëm, shkak procesi gjyqësor “Brezovica”

Kërcënimi me vrasje në një dasëm, shkak procesi gjyqësor “Brezovica”

Ngritja e çmimeve nga nafti deri te energjia, deputetët: S’ka Kuvend funksional, nuk mund të merren veprime si heqja e akcizës

Ngritja e çmimeve nga nafti deri te energjia, deputetët: S’ka Kuvend funksional, nuk mund të merren veprime si heqja e akcizës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën