TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Keni metabolizëm të shpejtë apo të ngadaltë – Dallimet midis tyre

by tëvë1
3 vjet ago
14
A A
Keni metabolizëm të shpejtë apo të ngadaltë – Dallimet midis tyre

Çfarë është metabolizmi i shpejtë?

Një metabolizëm i shpejtë do të thotë që substancat ushqimore shpërbëhen shpejt për të siguruar energji të mjafteshme që qelizat ta përdorin për të kryer punë. Ky është procesi me anë të të cilit makromolekulat biologjike si sheqernat zbërthehen për të lëshuar energji përmes një sërë reaksionesh enzimatike.

Pse njerëzit mund të kenë një metabolizëm të shpejtë

Njerëzit mund të kenë një metabolizëm të shpejtë për shkak të gjenetikës së tyre. Disa ilaçe stimuluese mund të përshpejtojnë metabolizmin e një personi, sepse ato përshpejtojnë sistemin nervor. Por ato janë shumë të rrezikshme pasi mund të shkaktojnë sulme në zemër dhe njerëzit shpesh harrojnë të hanë ose të flenë.

Problemet shëndetsore që mund të shkaktojë një metabolizëm i shpejtë

Një normë jashtëzakonisht e shpejtë metabolike mund të jetë gjithashtu një shenjë e një lloj anormaliteti fizik si hipertiroidizmi. Hipertiroidizmi është gjendja në të cilën sekretohen shumë hormone tiroidale duke shkaktuar një rritje të shkallës metabolike.

Shenjat e një metabolizmi të shpejtë

Kjo shfaqet me shenja të caktuara si nervozizëm, rrahje të parregullta dhe të shpejta të zemrës dhe humbje peshe.

Çfarë është metabolizmi i ngadaltë?

Një metabolizëm i ngadaltë do të thotë që substancat shpërbëhen ngadalë për të siguruar energji për qelizat.

Pse njerëzit mund të kenë një metabolizëm të ngadaltë

Shumë faktorë ndikojnë në shkallën metabolike të një personi dhe një prej tyre është thjesht plakja.

Në përgjithësi, metabolizmi i një personi ngadalësohet me kalimin e moshës. Kjo është një arsye pse shumë njerëz fillojnë të fitojnë më shumë peshë pas moshës 40 vjeçare.

Ndryshimet hormonale mund të jenë gjithashtu një tjetër arsye për një metabolizëm të ngadaltë, dhe në disa raste, këto ndryshime janë normale siç ndodh me menopauzën.

Një ritëm i ngadaltë i metabolizmit mund të shkaktohet edhe nga disa medikamente të tilla si ato kundër konvulsioneve.

Problemet shëndetsore që mund të shkaktojnë një metabolizëm i ngadaltë

Në disa raste, një gjendje patologjike mund të jetë shkaktu i një metabolizmi  jashtëzakonisht të ngadaltë.

Nëse gjendra juaj tiroide prodhon shumë pak hormone, ky është një problem shëndetsor që shkakton ngadalësim të metabolizmit. Kjo gjendje quhet ndryshe hipotiroidizëm.

Sindroma e Cushing-ut është një sëmundje tjetër që mund të shkaktojë një ritëm metabolik jashtëzakonisht të ngadaltë sepse ndikon tek hormonet në trup.

Shenjat e një metabolizmi të ngadaltë

Simptoma më e dukshme e një metabolizmi të ngadaltë është se personi shton peshë, por gjithashtu mund të ndjehet i ngadalësuar dhe flokët mund të bëhen të brishtë dhe të thatë.

Një person me një metabolizëm shumë të ngadaltë jo vetëm që shton peshë, por gjithashtu shpesh ndihet i ngadalësuar dhe i plogësht.

Cilat janë ndryshimet midis tyre

Një metabolizëm i shpejtë do të thotë se shkalla me të cilën molekulat shpërbëhen në trup për të siguruar energji është e shpejtë.

Një metabolizëm i ngadaltë është e kundërta e metabolizmit të shpejtë.

Gjenetika dhe ilaçet mund të ndikojnë në shkallën metabolike të njeriut, me stimulues që përshpejtojnë metabolizmin ose e ngadalsojnë atë.

Problemet shëndetsore që lidhen me gjëndrën tiroide gjithashtu ndikojnë në normat metabolike të njerëzve./AgroWeb

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Si matet mosha biologjike e zemrës dhe si vlerësohet rreziku kardiak

Si matet mosha biologjike e zemrës dhe si vlerësohet rreziku kardiak

Pse duhet të pimë një gotë ujë sapo zgjohemi?

Pse duhet të pimë një gotë ujë sapo zgjohemi?

Një kurs online 20-30 minutësh ul ankthin dhe depresionin tek të rinjtë

Një kurs online 20-30 minutësh ul ankthin dhe depresionin tek të rinjtë

Zbulohet përfitimi i madh për zemrën që fshihet në ushqimet e përditshme

Zbulohet përfitimi i madh për zemrën që fshihet në ushqimet e përditshme

Reshitaj: I papranueshëm relativizimi i rolit dhe dëmit të Listës Serbe ndaj Kosovës

Reshitaj: I papranueshëm relativizimi i rolit dhe dëmit të Listës Serbe ndaj Kosovës

Behrami krahason sloganin e VV-së me kohën e Enver Hoxhës

Behrami krahason sloganin e VV-së me kohën e Enver Hoxhës

Emisioni “Info Nata”

Emisioni “Info Nata”

Trump kufizon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera

Trump kufizon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera

Therret me thikë një person në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj, policia jep detaje

Kraki: Vjosa Osmani do të ishte vlerë për politikën aktive, LDK-ja e sulmon nga frika e Guxos

Kraki: Vjosa Osmani do të ishte vlerë për politikën aktive, LDK-ja e sulmon nga frika e Guxos

Kraki: Heqja e pjesshme e masave nga BE-ja, lajm shumë i mirë për Kosovën

Kraki: Heqja e pjesshme e masave nga BE-ja, lajm shumë i mirë për Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën