Njësia A-5 është ndalur për t’i evidentuar vërejtjet pas remontit.
Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Skëndër Bucolli, i cili tha gjatë kësaj periudhe janë evidentuar të gjitha vërejtjet të cilat janë në fazën e eliminimit.
“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se njësia A5 pas remontit kapital ka hyrë në operim me datë: 06.05.2023 dhe ka qenë në fazë testuese. Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar të gjitha vërejtjet të cilat janë në fazën e eliminimit dhe njësia pritet të kthehet në operim së shpejti. Për më tepër, pas remonteve kapitale janë të planifikuara-nevojshme ndaljet për eliminimin e vërejtjeve për operim të sigurt të njësisë përkatëse”, tha ai.
Blloku A-5 për rreth 10 muaj ka qenë jashtë funksionit, ndërsa pas remontit, me 6 maj ishte rikthyer në funksion.