TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​KDI: Rreth 90 për qind e komunave nuk ofrojnë qasje të plotë në dokumente në gjuhët zyrtare

nga tëvë1
30 Prill, 2025
0
A A
​KDI: Rreth 90 për qind e komunave nuk ofrojnë qasje të plotë në dokumente në gjuhët zyrtare

Afër 90% e komunave nuk ofrojnë qasje të plotë në dokumente në gjuhët zyrtare. Kjo qasje bie ndesh me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, i cili në nenin 7 thekson se çdo person ka të drejtë të komunikojë dhe të pranojë shërbimet e mundshme dhe dokumentet publike nga institucionet komunale dhe nga zyrtarët në cilëndo gjuhë zyrtare.

Kështu thuhet në raportin “Transparometri komunal 2024” të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).

Në një konferencë për media, KDI shpalosi të gjeturat e këtij raporti dhe rekomandimet.

Besnik Ramadanaj në KDI, tha se vlerësimi i 38 komunave në raport me përmbushjen e standardeve të transparencës për vitin 2024, ka rezultuar me një përmirësim të lehtë për dallim nga viti 2023.

Sipas raportit, vlerësimi mesatar për 38 komunat është mbi 68 pikë, nga mbi 62 pikë sa ishte në vitin 2023.

Pavarësisht kësaj, Ramadanaj tha se nëse analizohet në tërësi ky përmirësim llogaritet mjaft i ulët.

Ramadanaj potencoi se nga të gjeturat e raportit del se nuk ka pasur njoftime publike për qytetarët lidhur me lansimin, afatet kohore të migrimit të informatave, dhe hyrjen në funksion të webfaqeve të reja.

Përveç kësaj, nuk ka informata publike për adresat (domain) e reja të webfaqeve të komunave.

Besnik Ramadanaj nga KDI tha se mungon struktura unike dhe e standardizuar e webfaqeve të reja.

Ndër të tjera, në raport thuhet se afër 90% e komunave nuk ofrojnë qasje të plotë në dokumente në gjuhët zyrtare. Kjo qasje bie ndesh me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, i cili në nenin 7 thekson se çdo person ka të drejtë të komunikojë dhe të pranojë shërbimet e mundshme dhe dokumentet publike nga institucionet komunale dhe nga zyrtarët në cilëndo gjuhë zyrtare, shkruan KP.

Gjithashtu, sipas këtij raporti pas tre vite qeverisje, afër 45% e komunave ende nuk i kanë të plota të dhënat për të gjithë këshilltarët komunal, duke penguar qasjen dhe informatat për qytetarët rreth të zgjedhurve të tyre dhe mënyrave te kontaktimit.

Ndërkaq, Selvije Kurti nga KDI tha se transparenca nuk është vetëm e domosdoshme për demokracinë funksionale por edhe obligim kushtetues dhe ligjor i institucioneve publike ndaj qytetarëve.

Ajo potencoi se kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejtën e secilit qytetar për të pasur qasje në dokumente publike dhe për të marrë pjesë aktivisht në proceset e vendimmarrjes.

Kurti theksoi se transparenca nuk është çështje e vullnetit politik por është një detyrim ligjor dhe formë llogaridhënie për mënyrën se si po menaxhohen burimet publike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

“Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë

“Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë

Cakrani: Në Shqipëri të dielën ndodhi një terrorizëm zgjedhor

Cakrani: Në Shqipëri të dielën ndodhi një terrorizëm zgjedhor

A mund të mos përbëjë çështje kushtetuese lënda e AAK për votimin e fshehtë në Kuvend?

A mund të mos përbëjë çështje kushtetuese lënda e AAK për votimin e fshehtë në Kuvend?

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

“Matrix” 12.052025

“Matrix” 12.052025

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Kulla: Me këtë ç’organizim të opozitës Rama mund të marrë edhe mandatin e pestë

Kulla: Me këtë ç’organizim të opozitës Rama mund të marrë edhe mandatin e pestë

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

“Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë

“Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë

Cakrani: Në Shqipëri të dielën ndodhi një terrorizëm zgjedhor

Cakrani: Në Shqipëri të dielën ndodhi një terrorizëm zgjedhor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X