TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KDI: Pas tejkalimit të afatit për Kuvendin, çdo hap tjetër duhet të vlerësohet nga Kushtetuesja

by teve1
3 muaj ago
2
A A
KDI: Pas tejkalimit të afatit për Kuvendin, çdo hap tjetër duhet të vlerësohet nga Kushtetuesja

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) e ka cilësuar si absurde dhe të papranueshme situatën e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se afati detyrues 30-ditor ka përfunduar pa u konstituuar institucioni ligjvënës.

Sipas KDI-së, brenda këtij afati Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk e ka ushtruar të drejtën dhe përgjegjësinë për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Instituti pretendon se edhe pas përfundimit të afatit, LVV-ja ka refuzuar ta paraqesë kandidaturën dhe ka kërkuar kohë shtesë, duke e konsideruar këtë si vazhdim të bllokadës institucionale.

KDI vlerëson se çështja tashmë ka tejkaluar mosmarrëveshjet politike ndërmjet partive dhe është shndërruar në një çështje të drejtpërdrejtë kushtetuese.

“Skadimi i afatit pa konstituimin e Kuvendit ka krijuar një çështje të drejtpërdrejtë kushtetuese për vlefshmërinë e procedurës së mëtejshme”, thuhet në reagimin e institutit.

Sipas KDI-së, një kandidaturë e paraqitur me vonesë, një ndërprerje e re 48-orëshe apo një marrëveshje politike nuk mund t’i eliminojnë automatikisht pasojat e mosveprimit brenda afatit të përcaktuar.

Instituti thekson se asnjë subjekt politik nuk mund t’i përcaktojë në mënyrë të njëanshme pasojat juridike të kësaj situate.

Për KDI-në, vendimi për interpretimin e Kushtetutës dhe përcaktimin e rrugës së mëtejshme i takon Gjykatës Kushtetuese.

Për këtë arsye, KDI kërkon që së paku dhjetë deputetë t’i drejtohen menjëherë Gjykatës Kushtetuese dhe të kërkojnë sqarim lidhur me veprimet e ndërmarra pas skadimit të afatit.

Në veçanti, KDI kërkon përgjigje nëse mosushtrimi brenda afatit i së drejtës për propozimin e kandidatit e ka shteruar mandatin e kësaj përbërjeje për përfundimin e procesit konstituues, çfarë vlefshmërie juridike kanë veprimet e ndërmarra pas skadimit të afatit dhe cila procedurë kushtetuese duhet të ndiqet më tej, përfshirë mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Në përfundim, KDI thekson se Kosova ka nevojë për institucione të krijuara mbi bazën e një zgjidhjeje kushtetuese dhe jo për zgjidhje politike të improvizuara.

Sipas institutit, çdo hap i ardhshëm duhet të ketë bazë kushtetuese, në mënyrë që të shmanget krijimi i precedentëve që mund të rrezikojnë funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Imeri: Vuçiqi fiton në burgje dhe Kosovë, serbët mbahen peng nga Lista Serbe

Imeri: Vuçiqi fiton në burgje dhe Kosovë, serbët mbahen peng nga Lista Serbe

Kulla: Pas Vuçiqit, Serbia mund të mos jetë më aq agresive ndaj Kosovës

Kulla: Pas Vuçiqit, Serbia mund të mos jetë më aq agresive ndaj Kosovës

​KOMF për vrasjen e Arlinda Zekajt: Kërkojmë zbardhje të plotë, përgjegjësi konkrete dhe mbrojtje për fëmijën

​KOMF për vrasjen e Arlinda Zekajt: Kërkojmë zbardhje të plotë, përgjegjësi konkrete dhe mbrojtje për fëmijën

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, policia flet për rastin

“Matrix”- 26.10.2026

“Matrix”- 26.10.2026

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, policia flet për rastin

IPK nis hetimet për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt nga Policia

Nesër varroset Arlinda Zekaj

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën