TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KDI kërkon nga Qeveria të mos ndërhyjë në sistemin e drejtësisë, gjyqtarëve të jenë më efikas

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Himni i Kosovës sot mbush 14 vjet

Sipas KDI-së ky rast ka treguar problemet që janë në sistemin e drejtësisë dhe nevojën për reformim, por sipas tyre, qasja e Qeverisë është ndërhyrje në punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Rasti i dhunimit të një 11 vjeçareje ka risjellë vëmendjen tek problemet me të cilat ballafaqohet sistemi i drejtësisë në Kosovë, ndër të cilat, mosndëshkueshmëria dhe trajtimi jo-serioz i lëndëve të ndjeshme janë më akutet. Ky rast edhe një herë ka rikonfirmuar nevojën për reformimin e sistemit të drejtësisë, në funksion të rritjes së nivelit të llogaridhënies dhe performancës së institucioneve të drejtësisë. Megjithatë, KDI konsideron se qasja e Qeverisë së Kosovës ndaj kësaj situate – duke kërkuar shkarkime dhe dorëheqje të akterëve të sistemit të drejtësisë, përbën ndikim në pavarësinë dhe punën e gjyqësorit. Kushtetuta e definon qartazi parimin e ndarjes, kontrollit dhe balancimit të pushteteve, andaj ndërhyrjet e Qeverisë në forma të tilla cenojnë standardet dhe parimet themelore të demokracisë kushtetuese. Për më tepër, legjislacioni parasheh mekanizma të llogaridhënies ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, që janë aktualisht rruga e vetme për t’i thirrur në përgjegjësi të njëjtit lidhur me punën e tyre”, thuhet në komunikatën e KDI-së.

Sipas tyre në kohën kur vendi është në prag të inicimit të procesit të Vetting-ut në drejtësi, raportet mes institucioneve të drejtësisë dhe ekzekutivit janë tejet të rëndësishme në përmbylljen me sukses të një procesi kaq të ndjeshëm e kompleks, siç është Vetting-u.

“Prandaj, KDI bën thirrje që Qeveria të ndërpresë tendencat për ndërhyrje në punën e gjyqësorit, por në anën tjetër edhe KGJK-ja dhe KPK-ja të përdorin mekanizmat e nevojshëm disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në lidhje me trajtimin jo-adekuat të rasteve”, thuhet në komunikatë./teve1.info/

Tags: KDIQeveriasistemi i drejtesise
ShareTweet

Postime të ngjashme

Cilat opsione u paraqitën për mosshtrenjtim të rrymës?

Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Brukseli mbledh liderët e rajonit, Bytyçi: Kosova të kërkojë heqjen e masave ndëshkuese

​Pas arrestimeve në Serbi, studentët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve të BE-së

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Dy emigrantë u gjetën të vdekur në Korçë, policia jep detaje

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën