TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KBF Bashkimi ndal hovin e Prishtinës, ia shkakton humbjen e parë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
KBF Bashkimi ndal hovin e Prishtinës, ia shkakton humbjen e parë

Basketbollistet e Bashkimit kanë shënuar fitore të thellë ndaj Prishtinës në derbin e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës.

Të premten, në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, Bashkimi triumfoi me shifrat 92:70 për t’iu hakmarrë Prishtinës për humbjen që ia shkaktoi në fund të muajit tetor.

Me këtë fitore, Bashkimi ndali hovin e Prishtinës, që ishte ekipi i vetëm pa humbje në tetë xhirot e para të Superligës së femrave.

Me këtë triumf, Bashkimi ka dalë në pozitën e parë në tabelë me 17 pikë, sa i ka edhe Prishtina por me koshdallim më të dobët.

Në derbin e së premtes, Bashkimi tregoi paraqitje të mirë, duke i fituar tre prej katër çerekëve. Çerekun e parë, Bashkimi e fitoi me shifrat 18:15, ndërsa periudha e dytë përfundoi 22:22 dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e kampionit të fuqi prej tri pikëve. Shkëputjen e madhe, Bashkimi e bëri në çerekun e tretë, të cilin e fitoi 33:17 për t’i dhënë fund dilemës së fituesit në këtë derbi. Skuadra nga Prizreni e fitoi edhe çerekun e katërt për ta mbyllur ndeshjen me 22 pikë dallim.

Pesë basketbolliste të Bashkimit, e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore. Kapitenia Aulona Muhadri ishte më efikasja me 11 pikë e 18 kërcime, ndërsa Arbnore Përquku pati 17 pikë e 12 asistime. Në këtë triumf, kontribuan edhe Jeta Zeka (17 pikë), Sarah Mgbeike (19 pikë) e Jasime Carson (22 pikë).

Në anën tjetër, te Prishtina më e dalluar ishte Jade Williams me 24 pikë e 11 kërcime. Asianae Johnson pati 16 pikë, ndërsa 11 sosh shtoi edhe Malvina Haziri por që nuk mjaftuan për ta evituar humbjen nga Bashkimi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjithnjë e më larg Ipswichit për Anis Mehmetin futen në garë skuadrat nga Championshipi

Gjithnjë e më larg Ipswichit për Anis Mehmetin futen në garë skuadrat nga Championshipi

Musiala mungon në xhiron e parë të Bundesligës: rikthimi shtyhet pas problemeve neurologjike

Musiala mungon në xhiron e parë të Bundesligës: rikthimi shtyhet pas problemeve neurologjike

Drenica nis sot aventurën evropiane në Futsal Champions League

Drenica nis sot aventurën evropiane në Futsal Champions League

Amir Rrahmani pjesë e formacionit të javës në Serie A

Amir Rrahmani pjesë e formacionit të javës në Serie A

​Katër punëtorët e vdekur të KEK-ut shpallën “heronj të punës”

​Katër punëtorët e vdekur të KEK-ut shpallën “heronj të punës”

Gjithnjë e më larg Ipswichit për Anis Mehmetin futen në garë skuadrat nga Championshipi

Gjithnjë e më larg Ipswichit për Anis Mehmetin futen në garë skuadrat nga Championshipi

PRESIDENTI – Kë e mendojnë Kurti e Abdixhiku? / S’ndalet VUÇIQ: Do thërras në Washington | MESDITË

PRESIDENTI – Kë e mendojnë Kurti e Abdixhiku? / S’ndalet VUÇIQ: Do thërras në Washington | MESDITË

Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për shitje të kokainës në Mitrovicë

Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për shitje të kokainës në Mitrovicë

iPhone 18 mund të shtrenjtohet me 100 dollarë për shkak të rritjes së çmimit të memorieve

iPhone 18 mund të shtrenjtohet me 100 dollarë për shkak të rritjes së çmimit të memorieve

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Gjykata rrëzon padinë e MAPL-së ndaj kryeqytetit, Rama: VV bllokuese në pozitë dhe opozitë

Musiala mungon në xhiron e parë të Bundesligës: rikthimi shtyhet pas problemeve neurologjike

Musiala mungon në xhiron e parë të Bundesligës: rikthimi shtyhet pas problemeve neurologjike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën