TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kaya: Në Kahramanmarash kanë vdekur 70 shqiptarë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kaya: Në Kahramanmarash kanë vdekur 70 shqiptarë

70 shqiptarë kanë vdekur si pasojë e tërmetit katastrofik në Kahramanmaras të Turqisë, ndërkaq tre të tjerë në Hatay. Kështu thotë për KosovaPress, kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya.

Sipas tij, deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë nga e gjallë nga gërmadhat. Ai kritikon Ambasadën e Kosovës në Turqi, duke thënë se nuk po u ndihmojnë familjeve të prekura nga tërmeti.

Evren Kaya, i cili tregon se po udhëtojnë nga Adana thotë se janë duke marrë ndihma prej disa vendeve për të ndihmuar shqiptarët në Turqi.

“Tani në Kahramanmaras 70 veta na kanë vdekur. Edhe në Hatay, tre persona shqiptarë na kanë vdekur. Aty i kam pa në Facebook edhe çfarë kam dëgjuar po ju tregoj… Tani për ushqim nuk është problem, por për tu ngrohur se ftohtë është shumë. Stufat po i dërgon shteti nga mundet, disa që nuk po munden me u lajmërua po edhe ne sa po mundemi po u ndihmojmë”, tregon ai.

Ai tregon se shumë nga shqiptarët që jetojnë në këto vende të prekura nga tërmeti po kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Ambasada neve nuk na ka kërkuar hiç. Telefon nuk na ka bërë hiç prej Kosovës. Se di për karrige është ardhur apo për çfarë ka ardhur në Turqi, nuk po e di. Ky ambasadori hiç nuk më ka kërkuar, vetëm Avni Spahiu, Bekim Sejdiu, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxherri dhe krejt ata që janë kryetarë”, shprehet ai.

Më tej, Kaya shprehet se deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat.

“Vetëm një person me familje ka shpëtuar prej ndërtesës ka dalë gjallë, me katër persona ka dalë… Edhe ai është në fshat tonin për momentin, si po e pyes diçka po nis të qajë se i ka vdekur fqinji”, përfundon ai.

Nga tërmeti prej 7,8 ballësh në Turqi deri më tani kanë humbur jetën mbi 37 mijë persona.

Tags: shqiptare te vdekurtermetTurqi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Enkel Rexhepi zgjidhet në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar, formalizohet marrëveshja

Enkel Rexhepi zgjidhet në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar, formalizohet marrëveshja

Protesta në Tiranë, 12 të arrestuar e 19 të proceduar penalisht, 17 policë të lënduar

Protesta në Tiranë, 12 të arrestuar e 19 të proceduar penalisht, 17 policë të lënduar

Studentët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama i fton sërish në dialog

“Gëzuar Ditën e Çlirimit”, Rama përcjell urimin për 29 Nëntorin

Serbia uron Shqipërinë për 28 Nëntorin

Serbia uron Shqipërinë për 28 Nëntorin

Enkel Rexhepi zgjidhet në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar, formalizohet marrëveshja

Enkel Rexhepi zgjidhet në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar, formalizohet marrëveshja

Vdes ish-pronari i Chelseas

Arrestohet edhe i dyshuari i tretë për përgatitje të vrasjes së rëndë

Protesta në Tiranë, 12 të arrestuar e 19 të proceduar penalisht, 17 policë të lënduar

Protesta në Tiranë, 12 të arrestuar e 19 të proceduar penalisht, 17 policë të lënduar

KFOR: Mbetemi të përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

KFOR: Mbetemi të përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

Basha: Ekipet punuan gjatë natës për pastrimin e rrugëve nga bora

Basha: Ekipet punuan gjatë natës për pastrimin e rrugëve nga bora

Tre persona në Prishtinë dyshohet se dhunuan një shtetase të huaj

Katër raste të dhunës në familje në Kosovë të raportuara brenda 24-orëve

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Sulmoi arbitrin me karrige gjatë ndeshjes në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën