Një incident është regjistruar gjatë një ndeshjeje sportive në Ferizaj, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht arbitrin.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari fillimisht e ka ofenduar arbitrin, për të vazhduar më pas me sulm ndaj tij, duke e goditur me karrige.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërsa arbitri ka pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.







