TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Katër vjet nga arrestimi, a po i vjen fundi gjykimit të madh në Hagë?

nga TËVË 1
3 Nëntor, 2024
0
A A
Për viktimat e krimeve të proceseve në Hagë, kërkohet punë edhe në Raportin e Progresit

Fundi i vitit të ardhshëm ose fillimi i 2026-ës, mund të shënojë përfundimin e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar i akuzon për krime të pretenduara të luftës, vlerësojnë monitoruesit e këtij procesi.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë – qyteti holandez ku Gjykata Speciale e ka selinë – që prej nëntorit të vitit 2020.

Numri i dëshmitarëve të prokurorisë në atë që njihet si gjykimi i madh ka mbërritur njëqindëshin.

Prokuroria atje ka hequr dorë nga dëgjimi i disa dëshmitarëve dhe i ka pranuar disa dëshmi me shkrim.

Të premten më 1 nëntor, ZPS njoftoi se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dymbëdhjetë dëshmitarëve.

Gjithashtu u bë e ditur se ZPS-ja do t’i paraqesë deklaratat e tetë dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë.

Çështja e ZPS-së është paraparë të mbyllet në prill të vitit të ardhshëm, për t’i hapur pastaj rrugë asaj të mbrojtjes.

Avokatët në Kosovë dhe monitoruesit vlerësojnë se ky proces është tejzgjatur.

Artan Çerkini, avokat i akredituar nga Specialja, thotë se ka hapësirë për reduktim më të madh të numrit të dëshmitarëve.

“Me sa jam në njohuri janë larguar 11 dëshmitarë dhe atë me vetë kërkesën e Prokurorisë së Specializuar, natyrisht se kjo do të ndikoj në masë të konsiderueshme, nuk mund të them në masë të madhe në shpejtimin e procedurës, pasi që edhe dëgjimi i dëshmitarit merr kohë dhe nëse prokuroria heq dorë nga dëgjimi i dëshmitarit dhe kjo nënkupton se koha për të prokuroria paraqitjen e provave do të jetë më e shkurt dhe për rrjedhojë edhe procedura do të jetë më efikase. Konsideroj se këtu ka hapësirë ende të reduktohet numri i dëshmitarëve ngase gjykata duhet të kujdeset për zbatimit të gjykimit brenda një afati të arsyeshëm. Ndërsa, tani e katër vite të pandehurit janë në paraburgim pa vendim gjyqësor të formës së prerë për fajësinë e tyre…. Nëse mbrojtja nuk ka shumë prova për të prezantuar, atëherë fillimi i vitit 2026, mund të jetë një kohë e arritshme për të pasur një epilog gjykimi në shkallë të parë”, shprehet avokati, Çerkini.

Duke folur për këtë proces, monitoruesi nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Amer Alija beson që deri në fund të vitit të ardhshëm ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të ketë një vendim të prerë të shkallës së parë.

“Del që pjesërisht apo tërësisht 50% e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria deri në këtë moment, kanë dhënë dëshmi nëpër seanca të mbyllura.. Sigurisht që procesi është duke shkuar kah fundi por sigurisht që do të marrë kohë edhe pjesa e mbrojtjes se sa do të jetë numri i dëshmitarëve që do të dëgjohet…Në rast se vazhdojmë me këtë ritëm dhe me këto kufizime që i ka dhënë këto kufizime trupi gjykues, unë prej që kah fundi i vitit të ardhshëm mund të ketë një vendim të shkallës së parë, por çdo gjë varet nga propozimet, numri i dëshmitarëve, nga provat të cilat do të administrohen gjatë shqyrtimit kryesore. Besoj që sa më shpejt që të kryhet ky proces, është më mirë edhe për palët në procedurë për arsye se të akuzuarit që disa vite janë duke u mbajtur në masën e sigurisë të paraburgimit dhe sigurisht që jo çdoherë është e rekomandueshme të aplikohet masa e paraburgimit kur ekzistojnë edhe masat më të buta. Por, sigurisht që këto kushte të caktimit të masës gjithmonë i vlerëson trupi gjykues”, thotë Alija.

E Astrit Kolaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për KosovaPress, se shkurtimi i kohëzgjatjes së këtij procesi gjyqësor nuk duhet t’i dëmtojë palët në procedurë.

“Tani prokuroria është duke marrë veprime të cilat dërgojnë në një përfundim të procesit më shpejt, ka vepruar në dy drejtime duke u tërhequr nga dëshmia e një pjesë të dëshmitarëve dhe një pjesë të dëshmitarëve tjerë është duke i deponuar dhe ka deponuar dëshmi me shkrim dhe nuk do të ftohen ata që të jenë pjesë e dëshmisë drejtpërdrejtë…. Sa më shumë që është e mundur të shkurtohet koha e përfundimit të procesit, mirëpo në asnjë mënyrë që mos të veprohet në qëllim të shkurtimit të kohës dhe të tjetër anë të dëmtohen palët në procedurë dhe të kemi një shkelje të palëve në procedurë vetëm me qëllim të shkurtohen afatet për përfundimin e gjykimeve”, thotë ai.

Një pjesë e madhe e këtij procesi gjyqësor ka kaluar në seanca të mbyllura për publikun dhe me dëshmitarë të mbrojtur.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve nisi në prill të vitit 2023.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat.

Tags: Gjykata Specialegjykimi ndaj ish-krereve te UCKgjykimi në Hagë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Sylvinho bën dy zëvendësime në minutën e 63-të në ndeshjen Shqipëri-Serbi

Sylvinho bën dy zëvendësime në minutën e 63-të në ndeshjen Shqipëri-Serbi

Shqipëria dominuese në pjesën e parë,humb penalltinë Manaj

Shqipëria dominuese në pjesën e parë,humb penalltinë Manaj

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X