TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Katër të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një festë ditëlindjeje në Francë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Katër të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një festë ditëlindjeje në Francë

Katër persona, duke përfshirë edhe sulmuesin, u vranë të shtunën vonë, pasi një person hapi zjarr në një festë ditëlindjeje në një fshat në Francë, thanë autoritetet, raporton AFP.

Sulmuesi iu afrua shtëpisë ku një 20-vjeçar po festonte ditëlindjen me familjen e tij në Espinase-Vozelle. Ky fshat me rreth 1.000 banorë gjendet rreth 60 kilometra në veri të Klermont-Ferrand.

Ai hapi zjarrin ndaj personave që po merrnin pjesë në festë, duke vrarë tre prej tyre. Ai më pas vrau veten, thanë autoritetet lokale.

Në mesin e të vrarëve është i riu që po festonte ditëlindjen dhe babai i tij.

Policia ende po mbledh informacione për sulmin, thanë autoritetet.

Jerome Piques, një prokuror lokal, i tha AFP-së se burri, i cili nuk ishte në mesin e të ftuarve të festës, iu afrua shtëpisë fqinje përmes një shtegu që lidhte të dy pronat rreth orës 21:30 përpara se të qëllonte me armën e tij.

Katër persona u shtruan në spital pasi u plagosën nga të shtënat, por lëndimet e tyre nuk përbëjnë kërcënim për jetë, tha ai, shkruan REL.

Pesëmbëdhjetë të tjerë, të cilët ishin dëshmitarë të të shtënave, janë duke u trajtuar nga psikologët.

“Është tronditëse”, i tha AFP-së Michel Marien, kryebashkiaku i Espinase-Vozelle. “Ne nuk e dimë se çfarë e shkaktoi këtë, se si një person humb kontrollin dhe bën diçka të tillë”.

Policia tha se sulmuesi, rreth të 50-tave, nuk kishte pasur precedent të mëparshëm penal.

Tags: franceshtëna me armë zjarriViktima
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet në Iran

Tërmet në Shqipëri

Demokratët Evropianë: Pamjet në Serbi nuk janë të zgjedhjeve normale, por të një pushteti që mbron veten përmes frikës

Demokratët Evropianë: Pamjet në Serbi nuk janë të zgjedhjeve normale, por të një pushteti që mbron veten përmes frikës

Dhunë dhe tensione në zgjedhjet lokale në Serbi, sulmohen edhe gazetarët

Dhunë dhe tensione në zgjedhjet lokale në Serbi, sulmohen edhe gazetarët

Sulmet ajrore izraelite lënë gjashtë persona të vrarë në Gaza pavarësisht një armëpushimi

Sulmet ajrore izraelite lënë gjashtë persona të vrarë në Gaza pavarësisht një armëpushimi

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Në një shtëpi të pabanuar në Zubin-Potok, Policia gjen armë e uniforma

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Përleshje fizike mes disa personave në Prishtinë, njëri theret me thikë

12 pista të fluturimit që u braktisen, për çka shërbyen aerodromet bujqësorë?

12 pista të fluturimit që u braktisen, për çka shërbyen aerodromet bujqësorë?

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turqinë

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turqinë

​Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

​Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

Tërmet në Iran

Tërmet në Shqipëri

Turqia nuk do të zhvillojë stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”

Turqia nuk do të zhvillojë stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën