TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

12 pista të fluturimit që u braktisen, për çka shërbyen aerodromet bujqësorë?

Që pas përfundimit të luftës, 12 fusha ajrore kanë mbetur në harresë të institucioneve. Pistat e fluturimi që u përdoren për shërbime bujqësore kanë mbetur jashtë funksioni. Për tëvë 1, ka folur edhe një nga ish punëtorët e ish kompanisë “Agro Kosova” i cili ka treguar funksionin e këtyre aerodromeve.

by Doresa Geci
1 muaj ago
1
A A
12 pista të fluturimit që u braktisen, për çka shërbyen aerodromet bujqësorë?

Është pistë për fluturime. Shumë avionë ateruan dhe u ngritën dikur.

Ky aerodrom në fshatin Nekodim të Ferizajt vite më parë kishte një rol të rëndësishëm për tokat bujqësore.

Në rastet kur traktorët nuk kryenin punë, këtu hynte në funksion ky aerodrom.

E këtu për vite më radhë ka punuar edhe Haki Syla, ish udhëheqës i ndërmarrjes shoqërore “Pasuria Bujqësore” e cila ka qenë pjesë e ish kompanisë “Agro Kosova”.
Por sot ka mbetur vetëm si një gjurmë e së kaluarës.

“Ne kemi arritur përmes këtij aeroporti të kryejmë funksionet me të rëndësishme, në lavërtari në kulturat lavërtarë edhe në ato momente kur ka qenë kushtet klimatike të këqija dhe nuk kemi mundur me traktorë të hyjmë në parcella, kështu që kemi bërë kërkesën dhe na ka lejuar organizatës tonë aeroplanin për plehërimin e kulturave bujqësore”, tregon Syla.

Por tani kjo fushë ajror është jashtë funksioni dhe gjendja e tij nuk është aspak e mirë.

Nga Komuna e Ferizajt në një përgjigje për Tëvë 1 kanë thënë se nuk janë në dijeni për ekzistimin e kësaj piste.

Pilotët të cilët ishin nga Maqedonia zakonisht kryenin këto shërbime bujqësore ku bënin stërpikjen dhe plehërimin e tokave bujqësore.

Por, Syla thotë se këto pista fluturime u përdorën edhe në raste të tjera.

“Ky aeroport thuhet se është përdorur edhe për aeroplanët e tjerë luftarak dhe për ndihma të ndryshme për helikopterë të cilët kanë ateruar edhe këtu dmth ka pasur ndonjë gjendje teknike jo të mirë janë ndal dhe e kanë evituar”, thotë ai.

Prandaj ish udhëheqësi i kombinati bujqësor kërkon që këto pista të rivitalizohen.

“Ka qenë dasht të mos privatizohet kjo parcelë dhe ky aeroport por të jetë me shtetin dhe shtetit të funksionoj me këtë parcelë. Aeroportet të tilla janë të nevojshme në rast të rrezikut, luftës edhe për prodhimet bujqësore në qoftë se dikush merret me sipërfaqe të mëdha mund të ketë ndonjë aeroplan por ku me aterua.. atëherë kish mujt me aterua këtu”, shprehet Syla.

Pista të tilla ajrore gjenden edhe në komuna të tjera.

“Numri i këtyre aerodromeve që në Aviacion i quajmë fusha ajore në Kosovë kanë qenë 12 aerodorme, këto fusha ajror kanë qenë funksionale para luftës dhe kane qenë pjesë e kompanisë Agro Kosova mirëpo pas përfundimit të luftës të gjitha asetet dhe aeroplanët që kanë shërbyer janë terhequr në Serbi. Pas luftës këto kanë kaluar tek Agjencia për Privatizim dhe disa prej tyre janë privatizuar dhe janë në prona private”, shprehet Muhamet Luta nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Për këtë Luta së bashku me kolegë të tjerë të Autoritetit Civil në vitin 2015 kishin bërë në raport ku kishin identifikuar dhe vlerësuar gjendjen e këtyre aerodromeve.

“Këto fusha ajrore për momentin nuk janë funksionale, 12 prej tyre që janë dikund 6 ose 7 mund të përdoren me një investim jo shumë të madh dhe roli i tyre mund te jetë më shumë në sporte rekreative dhe për ushtrimin e pilotëve të ri”, tregon Luta.

E në rast që dëshirojnë të rifunksionalizohen, sipas Lutës duhet të merret aprovimi nga Autoriteti i Aviacioni Civili në mënyrë që të vërtetohet nëse fusha i plotëson standardet e sigurisë.

Tëvë 1 ka dërguar pyetje edhe tek Agjencia e Privatizimit për të mësuar se sa prej tyre janë privatizuar por nuk ka marrë përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rexhepi: Serbia bllokon fondet e Kosovës, nxënësit e Luginës mbesin pa libra

Rexhepi: Serbia bllokon fondet e Kosovës, nxënësit e Luginës mbesin pa libra

Haxhiu dhe Kurti në Shtuticë: Serbia kreu gjenocid, drejtësia të veprojë

Haxhiu dhe Kurti në Shtuticë: Serbia kreu gjenocid, drejtësia të veprojë

Doktoresha shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë brenda QKUK-së, kjo është gjendja e saj

Sulmet nga qentë endacakë në hapësirat e QKUK-së, iniciohet formimi i një shtabi emergjent

Enver Hoxhaj bën homazhe te kulla e komandantit Ilaz Kodra në Prekaz

Enver Hoxhaj bën homazhe te kulla e komandantit Ilaz Kodra në Prekaz

Sulmet izraelite vrasin nëntë persona në jug të Libanit, pavarësisht armëpushimit

Pakistani hap rrugët tregtare rrugore për në Iran mes bllokadës së Hormuzit

Pakistani hap rrugët tregtare rrugore për në Iran mes bllokadës së Hormuzit

Enver Hoxhaj bën homazhe te kulla e komandantit Ilaz Kodra në Prekaz

Enver Hoxhaj bën homazhe te kulla e komandantit Ilaz Kodra në Prekaz

Paraqiten para gjykatës Pacolli, Zyba e Millaku për gazin lotsjellës në Kuvend

Paraqiten para gjykatës Pacolli, Zyba e Millaku për gazin lotsjellës në Kuvend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën