TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Katër persona në Kosovë shpallen fajtorë për terrorizëm

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
2 mijë euro gjobë ndaj zyrtarit komunal, pasi pranoi se ka falsifikuar dokumentin zyrtar

Katër persona janë shpallur fajtorë për vepra penale që lidhen me terrorizmin apo kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykimin ndaj të akuzuarve me iniciale A.Gj, E.S, N.S dhe M.B për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Bëhet e ditur se E.S, M.B dhe A.Gj u gjetën fajtorë edhe për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Kurse i akuzuari N.S u gjet fajtor për veprën “lehtësim dhe financim i terrorizmit”.

Derisa për shkak të mungesës së provave, A.Gj është liruar në mungesë provash nga vepra penale “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.

Seanca për caktimin e dënimit është caktuar për 25 janar.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër katër të akuzuarve

Prishtinë, 18 dhjetor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve A.Gj, E.S, N.S dhe M.B për shkak të veprës penale Përgaditja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, nga neni 138 paragrafi 1 lidhur me veprën penale, Kryerja e veprës terroriste, nga neni 129 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, të akuzuarit E.S. dhe A.Gj. për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, i akuzuari A.Gj. për veprën penale Mos lajmërimi i përgaditjes së veprave penale nga neni 377 paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 e 2.4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, i akuzuari N.S për veprën penale Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmnit nga neni 131 paragrafi 1 të KPRK-së dhe i akuzuari M.B për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari A.Gj është shpallur fajtor për veprat penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës dhe veprën penale Lehtësimi dhe Financimi në kryerjen e terrorizmit ndërsa konform nenit 363 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 të KPPRK-së është liruar nga akuza, për shkak se nuk është provuar se ka kryer veprën penale Mos lajmërimi i përgatitjes së veprave penale.

I akuzuari E.S është shpallur fajtor për veprat penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës dhe se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I akuzuari N.S është shpallur fajtor për veprën penale Lehtësimi dhe Financimi në kryerjen e terrorizmit.

I akuzuari M.B është shpallur fajtor për veprat penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, konroll ose posedim të paautorizuar te armëve, ndërsa konform nenit 363 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 të KPPRK-së është liruar nga akuza,  për shkak se nuk është provuar se ka kryer veprën penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti Special konform nenit 356 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 lidhur me paragrafin 3 të KPPRK-së, me datë 25 janar 2024 në ora 14:00 ka caktuar seancën për caktimin e dënimit.

Të akuzuarit A.Gj, E.S, N.S dhe M.B vazhdojnë të jenë nën masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti i çon ftesë edhe PDK-së për takim rreth çështjes së presidentit

Kurti i çon ftesë edhe PDK-së për takim rreth çështjes së presidentit

AAK në krah të studentëve në RMV: Provimi në shqip është e drejtë

AAK në krah të studentëve në RMV: Provimi në shqip është e drejtë

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Spiropali uron institucionet e reja të Kosovës: Shqipëria, mbështetje e palëkundur në rrugën euroatlantike

Spiropali mbështet protestën e studentëve për gjuhën shqipe në RMV

T: Scott Bamforth shpallet “MVP i Javës”

T: Scott Bamforth shpallet “MVP i Javës”

Hadërgjonaj në ekipin e javës në Turqi

Florent Hadërgjonaj mungon ndaj Trabzonsporit

Muriqi e Mbappe në garë për top-shënuesin e La Ligas

Muriqi e Mbappe në garë për top-shënuesin e La Ligas

Teherani refuzon armëpushimin me SHBA-në, kërkon garanci kundër rifillimit të luftës

Teherani refuzon armëpushimin me SHBA-në, kërkon garanci kundër rifillimit të luftës

Ismajli nuk luan as ndaj Bolognas

Ismajli pret më shumë nga Torino

Emisioni “Mesditë” 06.04.2026

Emisioni “Mesditë” 06.04.2026

Kurti i çon ftesë edhe PDK-së për takim rreth çështjes së presidentit

Kurti i çon ftesë edhe PDK-së për takim rreth çështjes së presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën