Kombëtarja e Katarit ka arritur të marrë një pikë të rëndësishme ndaj Zvicrës, duke shënuar golin e barazimit në momentet e fundit të takimit.
Kur dukej se zviceranët po shkonin drejt fitores minimale, Katari reagoi në kohën shtesë dhe riktheu ekuilibrin në rezultat.
Heroi i skuadrës aziatike ishte Boualem Khoukhi, i cili realizoi në minutën e 95-të, duke vulosur rezultatin 1:1 dhe duke i mohuar Zvicrës tri pikët.
Goli i vonshëm shkaktoi festë te futbollistët e Katarit, ndërsa la të zhgënjyer zviceranët, të cilët ishin vetëm pak çaste larg suksesit në këtë përballje.










